Vjosa Osmani apo Seremb Gjergji, cili do bëhet President i Kosovës?

Politika

Vjosa Osmani apo Seremb Gjergji, cili do bëhet President i Kosovës?

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Pas formimit të Qeverisë Kurti, mbetet një sfidë tjetër për zgjedhjen e Presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje, pretendon që ta bëj Presidente Vjosa Osmanin.

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, edhe gjatë fushatës i është referuar Vjosës si Presidente.

E kjo pritet të zgjidhet menjëherë pas formimit të Qeverisë.

Seremb Gjergji, kandidat për President të Kosovës, nëse ky post zgjidhet nga popullit, thotë se, posti i Presidentit nuk duhet të jetë lojë e kalkulimeve politike.

Ai thotë se, LVV-ja do të bëjë dhe duhet të bëjë marrëveshje me partitë tjera, sepse sipas tij, pozita e Presidentit kërkon përkrahje dhe mbështetje jo vetëm nga partitë e pozitës, por edhe nga të gjitha grupet parlamentare – përfshirë edhe ato minoritare.

“Kjo bien në një stad të ri – koncesionet që duhet të bëjë VV-ja! Andaj, zgjidhja e Presidentit prej Parlamentit të Kosovës sjellë vetëm turbullira, ngërçe dhe inate ndërmjet individëve, deputetëve dhe mbi të gjitha partive politike. Nëse VV hyn në koalicion me cilëndo parti – obligohet që pjesë të koncesionit politik të pranoj edhe pozitën e Presidentit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, dihet që VV-ja është akorduar që Vjosa Osmani- Presidentja e tashmë në detyrë, të kandidohet për Presidente të vendit.

“Por asnjë Qeveri nuk e rrezikon mandatin e saj për koncesionin e pozitës së Presidentit. Kryeministri/kryeministrja e udhëheqë shtetin, jo Presidenti. Ky i fundit vetëm e përfaqëson”, thotë Gjergji.

Gjergji thotë se, presidenti i zgjedhur nga populli - është zgjidhja më e mirë e shumë ngërçeve dhe kalkulimeve të grupeve politike në Kosovë.

“Do të isha një President që e njeh dhe ka ecur mbi 63% të Globit. Jo një President që fillon për ta ushtruar zanatin kur e merr pozitën dhe kurrë nuk ka dalë nga mahalla apo qyteti i tij/saj. Këtë e bënë edhe më të fuqishëm shkollimi im në Amerikë, Angli, Francë e Gjermani. Po ashtu përvoja ime 4 vjeçare 2012-2016 në garën për President, duke njohur e takuar lider të fuqishëm botëror - nga OKB e deri tek Afrika e Jugut - nga Kanada - Japonia e deri në Australi dhe Zelandë të Re”, thotë Gjergji.

Ai tregon se platforma e tij e orientuar ka pesë shtylla. “1. Njohjet, 2. Siguria dhe anëtarësimi në NATO, 3. Imazhi, 4. Integrimet (jo vetëm liberalizimi), dhe 5. Përfaqësimi i popullit dhe Shtetit, brenda dhe jashtë vendit janë bazë e shëndoshë për shoqërinë tonë”. “Jam personi që do t'ia hapi dyert Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së e SHBA-së”, thotë ai. “Është turp për Kuvendin e Kosovës ta ri-zgjedhe sërish Presidentin përmes Kuvendit. Mos t'i harroi veprimet e gabueshme në zgjedhjet paraprake. Nëse NE si populli i Kosovës e konsiderojmë veten populli i dijshëm dhe i avancuar - PSE jemi të vetmit që ende zgjedhim Presidentin përmes Kuvendit?”, pyet Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat