Paralajmëron profesori: Ky është gabimi më i madh që po bën LDK pas dorëheqjes së Mustafës

Politika

Paralajmëron profesori: Ky është gabimi më i madh që po bën LDK pas dorëheqjes së Mustafës

Nga: A.Morina Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kalon në një krizë të brendshme politike, ku pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, erdhi edhe dorëheqja e kreut të saj, Isa Mustafa.

Rënia dhe dorëheqja e Mustafës nga LDK-ja, ka nxitur debate dhe reagime të ndryshme lidhur me të ardhmen e kësaj partie.

Madje, disa zyrtarë të LDK-së, përfshirë edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa kanë kërkuar rikthimin e disa prej themeluesve të kësaj partie.

Ndërsa, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot” i ka komentuar këto thirrje të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për rikthimin e themeluesve të kësaj partie.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

Mehazi këtë e cilësoi si një nga gabimet më të mëdha të zyrtarëve të LDK-së, pasi ky subjekt do të bëhet më keq e më keq me ardhjen e themeluesve të sklerozuar që ju ka kaluar koha e veprimeve politike.

“Gabimi më i madh politik i zyrtarëve të LDK-së është ftesa e ardhjes dhe rikthimit të themeluesve  për të shpëtuar e konsoliduar LDK-në. Kjo ftesë e Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafës, njëherish kandidatë për deputet i  LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit është e pa qëlluar për shkak se asnjë të mirë nuk i bije LDK-së, përkundrazi më keq e më keq bëhet me ardhjen e themeluesve të sklerozuar që ju ka kaluar koha e veprimeve politike”, deklaroi Mehazi.

Ai tutje tha se ftesa e ‘pleqve’ është një nënçmim dhe ironizim për të rinjtë e LDK-së. Profesori përmendi edhe fazat në të cilat kanë kaluar themeluesit e kësaj partie.

“Të ftohen pleqtë e LDK-së për të shpëtuar partinë e të anashkalohet ardhmeria e LDK-se, fryma e re me energji të jashtezakonshme veprimesh është shumë e dëmshme e shkatërruese për vet LDK-në. Është tepër ironizuese e mjaft nënçmuese për të rinjtë e LDK-së ardhja e themeluesve pleq që kanë kaluar katër fazash mentalitetesh politike: 1. të periudhës komuniste, 2. paskomuniste të udheheqjes së Rugovës e të LDK-se nën sundimin e Millosheviqit, 3. nën protektoratin e Kosovës (1999-2008), 4. që nga Pavarësia e gjerë më sot”, nënvizoi ai.

Mehazi tregoi edhe arsyen e kësaj ftesë të themeluesve, që sipas tij ka qëllim kthimin në të kaluarën, e kurrsesi ardhmërinë të prosperuar të LDK-së.

“E gjithë kjo ftesë e themeluesve e ka qëllimin e së kaluarës së pakthyeshme politike të LDK-se, e kurrsesi të ardhmërisë së prosperuar e të sforcuar të LDK-së. Të përzihet e largohet gjenerata e re, Vjosa Osmani, e të thirren themeluesit e skaduar të LDK-së është sikur kjo parti të kërkonte burime uji freskuese e shpëtuese nëpër shkretira, prej të shkretuerve të LDK-së s'ka kurrgjë perveç thatësirave të tyre politike”, potencoi profesori.

Në fund, profesori deklaroi se ardhmëria politike e LDK-së varet nga rinia e saj, e jo nga themeluesit e tyre që luftojnë me shëndetin e tyre.

“Rimëkëmbja, forca, hovi, ardhmëria politike e LDK-se vjen e do vijë nga rinia e LDK-së e jo nga themeluesit e tyre që luftojnë me shendetin e tyre”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat