“Kthesa e parapritur”, Vjosa presidente – kjo është shpresa e Albin Kurtit

Politika

“Kthesa e parapritur”, Vjosa presidente – kjo është shpresa e Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ani pse nuk u certifikua për të qenë pjesë ë garës zgjedhore, Albin Kurti korri një fitore absolute në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tani kur numërimi i gjitha votave po shkon drejt fundit, Kurti si duket ka siguruar shumicën për tu zgjedhur edhe njëherë kryeministër i Kosovës.

Por sfidë për Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë sigurimi i 81 votave, aq sa duhet që të jetë kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit.

Vet Osmani ka deklaruar se shpreson edhe në votat e deputetëve të LDK-së për tu zgjedhur presidente e Kosovës, post ky i mbetur bosh që nga dorëheqja e Hashim Thaçit me 4 nëntor të vitit të kaluar, për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë. Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan. Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, është shprehur Osmani.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, në rast se dështon zgjedhja e presidentit të ri, pasojat do t’i bartin partitë opozitare.

Image
Faton Mehmeti

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do i futen garës për të zgjedhur presidentin, pra Vjosën, pa koalicion. Në rast se dështon një gjë e tillë dhe vendi shkon në zgjedhje, faji do iu mbetet partive opozitare, e të cilat në gjendjen aktuale që janë do ishte vetëvrasje të shkojnë prape në zgjedhje”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, mund të ndodhë kthesa e papritur dhe gjërat mund të ndryshojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.

“Pikërisht suke e ditur këtë realitet, Albini dhe Vjosa e kanë komoditetin për t'iu futur garës. Me kryetarin e ri të LDK-së gjërat kund të ndryshojnë, me një kryetar qe mund te ketë qasje tjetër; duke ndal konfliktet me Vjosën dhe t'ia bëjnë kuorumin”, thekson Mehmeti.

“Shpresa e Albin Kurtit mbetet tek kryetari i ri i LDK-së, i cili besoj se do ia bej Vjosës kuorumin, duke qenë se në rast se shkohet në zgjedhje dështimi për LDK-në do jetë edhe më i madh. LDK, e ka të humbur betejën me Vjosën. Kështu që, krejt do varet nga kryetari i ri i LDK-së, si do ecet tutje: Vjosa presidente ose zgjedhje”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat