Kurti para aktit të kryer, Krasniqi tregon si duhet të veprojë me Ambasadën në Jerusalem

Politika

Kurti para aktit të kryer, Krasniqi tregon si duhet të veprojë me Ambasadën në Jerusalem

Nga: A.Morina Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:16
Albin Kurti

Çështja e vendosjes së ambasadës të Kosovës në Jerusalem, përveç reagimeve që kishte nga vendi jonë, ajo nxiti reagime edhe nga shtetet tjera.

Ditë më parë, liderit të VV-së, Albin Kurtit, i ka shkruar letër kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan "Bota sot".

Ndërsa presidenti i Turqisë, Recep Tayp Erdogan i ka thënë Kurtit se do të ishte i kënaqur nëse ai do ta shqyrtonte vendosjen e amabsadës së Kosovës në Jerusalem.

Kreu i VV-së në këtë rast gjendet para ‘dy zjarreve’, duke pasur parasysh se të dy shtetet (Izraeli dhe Turqia), janë shtete që duhet ruajtur raportet.

Avokati i shteti dhe njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar debatin lidhur me ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Krasniqi tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjendet para një akti të kryer dhe nuk ka zgjidhje përveç inaugurimit të ambasadës në Jerusalem.

“Z. Kurti është para një akti të kryer dhe nuk ka zgjidhje tjetër lidhur më inaugurimin e Ambasadës në Jerusalem nëse e do t'a ketë njohje, e cila është shumë e rëndësishem për ne, dhe e cila ka ardhur kur Republikës së Kosovës ju kanë mbyllur të gjitha dyert nga BE-ja”, deklaroi Krasniqi.

Tutje, ai tha se Kosova shpesh ka qenë top që të tjerët kanë luajtur me të, duke theksuar se tani ajo është vënë para dy zjarreve, mes Evropës dhe Turqisë.

“Shpeshherë kemi qenë top që të tjerët po luajnë më ne, tani na kanë vënë para dy zjarrëve që Evropa dhe Turqia janë kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem gjersa ShBA-ja kërkon një gjë të tillë, z.Kurti duhet të këshillohet me ShBA-në si aleatet dhe miqtë tanë kryesore të cilët nuk na lëshuan dorën asnjëherë, sepse Evropa është duke na nëpërkembur dhe po na mban të izoluar”, theksoi Krasniqi.

Në fund, avokati tha se krahas kësaj Kosova duhet t’i ruaj raportet edhe me shtetin e Turqisë, kjo duke kërkuar edhe ndihmën nga Amerika.

“Ne duhet t'i ruajmë raportet edhe me shtetin Turk, mirëpo duhet vetëm të kërkojmë ndihmën e ShBA-së, sepse pa ta ne nuk mund edhe të funksionojmë ndoshta si shtet, pa harruar të cekim së çdo lëvizje nga marrëveshja e Washingtonit lidhur me Izraelin keqëson raportet tona”, përfundoi Islam Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat