Cili lider i LDK-së “do t’i qërojë hesapet me klanin e Isa Mustafës”?

Politika

Cili lider i LDK-së “do t’i qërojë hesapet me klanin e Isa Mustafës”?

Nga: N.Sh Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:29
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, këtë të diele do të zgjedh kryetarin e ri.

Kandidat për këtë post janë Lufi Haziri, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku.

Këtë proces zgjedhor brenda LKD-së, e ka komentuar profesor Binak Maxharraj.

“Në popull flitet për një ujk kur e hante gomarin, kurse gomari vazhdimisht thoshte ishalla është ëndërr. Edhe në LDK partinë më të madhe në Kosovë e cila edhe bëri zgjimin kombëtar drejtë pavarësisë së Kosovës nën drejtimin e Presidentit Ibrahim Rugova, që dhjetë vite ka hy një bishë e madhe e egër fatale për LDK e cila po e gërryen nga brenda derisa ajo u rrokullisë në greminë me 14 shkurtë të këtij viti. Anipse LDK hiqej si parti institucionaliste, parti më plotë akademik me njerëz të devotshëm për kauzën kombëtare, më njerëz të dinjitetshëm me vlera kombëtare, asnjëri prej tyre nuk e pati guximin qytetar ti kundërshton kësaj bishe që aksidentalisht hyri brenda LDK dhe po e gërryente vite me radhë përmes klaneve mafioze dhe servileve të tij”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, të gjithë heshtën dhe ende po heshtin dhe askush nuk guxon të kundërshtonte!

“Dhe LDK vazhdimisht po rrokullisej, po e merrte teposhtëzën, askush nga brenda nuk i ndihmonte, ata që patën guximin ta kundërshtonin përjashtoheshin nga partia si në diktaturë, kurse nga jashtë i ndihmonin më të madhe drejtë shpejtimit të rrokullisjes së saj drejtë greminës, klanet tjera mafioze të partive të tjera në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Dhe, më 14 shkurt 2021 LDK për herë të parë në historinë e sajë u rrokullisë me shpejtësi marramendëse thellë në humnerë, e gjeti taksirati që nuk e kishte merituar, por kjo ndodhë kur i huaji, kur i paftuari hynë brenda sajë me një qellim për ta shkatërruar. Dhe e shkatërrojë”, shton ai.

Ai pyet se kush është fajtori që LDK u katandisë kaq keq, të humbë namin dhe shkëlqimin e dikurshëm, kur ajo në zgjedhjet e fundit e gjeti fundin fatal të vetin duke e përgjysmuar elektoratin, votuesin të cilët ua kthyen shpinën duke dalë e treta me vetëm diçka mbi 100 mijë votues ose me vete, 12,9% të votave.

“Kah shkuan votuesit (mbi 150 mijë) tjera, kush ia mori, kush ua vodhi LDK këta votues. Kush dhe cili është fajtori?! Jo, askush, s’ka fajtor?!. Të gjithë heshtin, edhe akademikët tuxana të kësaj partie heshtin, qele guri gojën, iu është këputë gishti drejtues nuk po mundën te drejtojnë kah fajtori. Po heshtin, dhe prapë po heshtin, poashtu siç heshtën për këto dhjetë vite kur LDK po shkatërrohej nga brenda deri në alivanosje klinike të sajë. Në vend se LDK me “akademikët e vet tuxana” të ulën t’i qesin sy në kodër të debatojnë, ti kërkojnë shkaqet dhe fajtorin për këtë katandisje fatale të LDK, ata heshtin, heshtë e tërë partia si në një funeral vdekjeje, askush nuk guxon të drejton gishtin kah fajtori. Anipse fajtori dihet, ka emër e mbiemër e vetë të quajtur Isa Mustafa qe tinxisht me intriga dhe tradhti hyri brenda LDK si një bishë për ta shkatërruar duke anashkaluar çdo gjë te vlershme dhe tradicionale të LDK, duke i thyer qëndrimet dhe parimet e sajë çdo herë atij i tekët për interesat jo të parisë por për interesat e kupolës së krimit të organizuar dhe korrupsionit të organizuar i cili edhe vetë është i rrasur në të deri në fyt”, potencon ai.

Profesori shton se, përsëri Isa Mustafa nuk e lenë vetën fajtor.

“Mendësi komuniste patjetër. Deklaron haptas duke thanë “se nuk po e kupton këtë humbje” të cilën ai vetë ia shkaktoi LDK, me këtë deklaratë sikur u pajtuan të gjithë në bllok, u bënë bashkë në këtë heshtje mortore si akademiku dhe joakademiku, dhe heshtja vazhdon. Faji i kësaj humbjeje fatale të LDK qenka jetim, nuk qenka brenda sajë, por jashtë sajë, duke kesh helm e vnerë në Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të cilët ia shkaktuan këtë përmbysje të madhe LDK, por edhe partive tjera si PDK dhe AAK, kurse Nisma e nxori nga loja. Dhe përsëri LDK për përmbysjen e saj fatale nuk zhvillon kurrfarë aktiviteti për shkaqet, arsyet e kësaj humbjeje. Vazhdon më të vjetrën. Në vend se ajo te zhvillon një aktivitet në bazë, duke i organizuar zgjedhjet në nëndegët dhe degët e sajë duke i apostrofuar fajtorët e kësaj gjendjeje, duke propozuar figura për organet e Partisë që mendojnë më kokën e vetë duke deleguar në Kuvendin e Përgjithshëm njerëz që vërtetë luftojnë për LDK, ata prapë heshtin, asnjë aktivitet në këtë drejtim”, pohon ai.

Maxharraj thekson se, po shkojnë në Kuvendin e vjetër të zgjedhur në zgjedhjet e kaluara të LDK i cili është i kapur nga klani dhe Isa Mustafa i cili LDK e pruni në këtë situatë derexhe, dhe se nga kjo situatë LDK më këtë njeri kurrë nuk mund të del nga rrokullisja dhe përmbysja në të cilën ka renë.

Image
Prof. Binak Maxharraj

“Dhe asgjë e mirë nuk mund të pritet nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK i caktuar për datë 14 marsi 2021 në të cilin, siç po flitet do të zgjidhet Kryetari i ri LDK, thua se vetëm kryetari i ri e paska shkopin magjik për ta sanuar gjendjen amorfe të LDK. Jo, sipas kësaj logjike 14 marsi do të jetë poashtu fatal sikur që ishte 14 gushti 2021. Do të jetë fatal sepse në këtë Kuvend do të bëhet zgjedhja e kryetarit sipas rregulloreve dhe statutit të cilin Isa Mustafa ia patë përshtatë vetes. Ndikimi i tij këtu do të jetë i pakontestueshëm e cila do të sjellë një situatë edhe pas Isa Mustafës, prapë Isa Mustafa për ta përfunduar, rrumbullakuar përmbysjen, zhdukjen fatale të LDK. Krejt lufta, krejt aktiviteti i LDK në vend të kërkimit të shkaqeve dhe pasojave të kësaj gjendje në LDK, po zhvillohet se kush do të jetë kryetari i ardhshëm. Lakohen emra të ndryshëm, kryesisht brenda LDK, e më pak ose hiq nga jashtë. Lakohet edhe emri që vetë Mustafa do ta lenë si pasardhës për të vazhduar “rrugën e tij shkatërrimtare të LDK” si Kujtim Shala, por lakohen edhe emra tjerë që me vetë iniciativë janë të interesuar për kryetar të  LDK, si Lutfi Haziri, Anton Quni, Melihate Tërmkolli, Lumir Abdixhiku, etj. Pa vlerësuar as nënvlerësuar vlerën e secilit nga këta, një gjë është e sigurt se të gjithë këta deri dje ishin varësit e Isa Mustafës i cili e solli LDK në këtë gjendje buzë katastrofës dhe se të gjithë këta për të gjitha këto dhjetë vite nuk bënë vërr me gojë, nuk i kundërshtuan Isa Mustafës në asgjë kur veç ishte e qartë se ka po e çon LDK duke e katandisë atë brenda partive tjera “armike” të LDK të cilat ishin të zhytura ne krimin e organizuar dhe korrupsion, kur ai beri komplote në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe ishte në bashkëqeverisje me të për të vetmin qellim që ta mbajë të gjallë korrupsionin në të cilin ishte zhytur thellë edhe Isa Mustafa me klanin e tij mafioz, kur Isa Mustafa i anashkalonte qëndrimet dhe parimet e partisë dhe të anëtarësisë, sepse edhe vetë ishte një njeri pa qëndrime dhe parime. Pra, si mund te jetë njeri nga varësit e tij për kryetar te ri”, thekson Maxharraj.

Profesori shton se, si mund të jetë, bie fjala, Lutfi Haziri i cili po ngulë këmbë për kryetar partie, si mund të jetë ky njeri për kryetar partie ‘kur ai e solli farën e SHIK-ut ne LDK, kur ai më shumë flirtonte me PDK dhe Thaçin në krye’.

“Si mund te jetë ky kryetar partie kur për këto dhjet vite insistonte për ndarjen e Kosovës dhe ndërrim territoresh bashkë me Rexhep Qosjmën, Hashim Thaçin dhe Vuçiqin, si mund të jetë ky një kryetar i LDK kur për këto dhjetë vite me asgjë nuk e kundërshtoi Isa Mustafën i cili ashiqare shihej se kah po e çon LDK, si mund të zgjidhet ky kryetar partie i cili zgjedhjet i humbi edhe në Gjilan ky ishte kryetar. Çdo zgjedhje e kryetarit brenda LDK nuk i ndihmon LDK por e shkatërron edhe më shumë, sepse në asnjë rrethanë as populli, as anëtarësia, as elektorati i LDK nuk do të pranojë një figurë te këtillë, varës, bashkëpunëtor dhe lojal të Isa Mustafës i cili edhe më tutje në hije do të dirigjojë me LDK. Dhe kjo do të ishte edhe një katastrofë për LDK të cilën siç duket po pritet të ndodhë me 14 mars 2021, një katastrofë pa kthim pas të LDK e cila ngadalë do të përfundoi ne zhdukje, e cila do të ia humbë namin dhe nishanin që ia vuri Presidenti Ibrahim Rugova”, thotë profesori.

Sipas tij, për të ardhë ne vete LDK, duhet që për kryetar të sajë të zgjedhë një njeri jashtë LDK, një kundërshtar të fortë të Isa Mustafës.

“Pra duhet dikush i cili do ti ia kthente namin dhe dinjitetin që Isa Mustafa i shkaktoi LDK, që ta përjashtoi atë dhe klanin e tij mafioz nga partia. Ka figura të njohura nga jashtë që këtë mund ta bëjnë siç është bie fjala Donika Gërvalla një anëtare dhe bashkëpunëtore e hershme e Ibrahim Rugovës nje ambasadore në kuptimin e plotë e LDK e cila ishte e pakompromisë për idealet dhe qëndrimet një grua e cila në zgjedhjet e fundit shkëlqeu duke i marrë më shumë se 72 mijë vota, edhe për shkak se është e bija e heroit të kombit Jusuf Gervalla, edhe për shkak se asaj ky farë përmbytësi i LDK Isa Mustafa ia patë mbyllë derën e LDK, por edhe për faktin se Donika Gërvalla me gjithë këtë bagazh politik dhe patriotik që ka do të ishte fatale për kundërshtaret e sajë politik, do të ishte ajo që për pak vite do ta nxirrte nga loja edhe AAK e Haradinajt. Kjo mund të ndodhë, dhe kjo duhet të ndodhë ne Kuvendin e Përgjithshëm të LDK me 14 mars 2021 nëse vërtetë LDK dëshiron këndelljen e saj, sepse përndryshe me Isa Mustafën dhe përkrahësit dhe lojalët e tij LDK nuk mund të ecë përpara, nuk mund të këndellët duhet që ta zgjedhë Donika Gërvallën për kryetare nëse dëshrion shpëtimin ose zhdukën e sajë. Por për tu realizuar kjo LDK duhet të tejkaloi vetvetën me këta mbrapshtona që i ka brenda, të përmbledh forcën dhe kurajën për ndryshim të mbrëmshëm sepse me varësit e Isa Mustafës LDK nuk mund të këndellët. Është mirë që Kuvendi i përgjithshëm të merr situatën në dorë sepse është në pyetje fati i LDK. Më 14 mars ky kuvend duhet të merr situatën në duar e veta. Së pari, para se të zgjidhet kryetari i ri, çoftë jashtë partisë, apo brenda partisë, duhet ti qëroi hesapet më Klanin e Isa Mustafës i cili e solli LDK në këtë situatë. Mendoj se Kuvendi duhet që klanin e Isa Mustafës ta nxjerrë nga loja ose ta përjashtoi komplet nga LDK, ose që ky klan të mos lejohet që të ndërhyn në punët e Kuvendit dhe kështu Kuvendi të vazhdoi punën e vetë në zgjedhjen e kryetarit. Por, kurrsesi kuvendi nuk duhet të lejojë ndikimin e Klanit të Isa Mustafës në zgjedhjen e kryetarit e as se si ndonjërin nga varësit e tij sepse LDK nuk mund të ia lejoj vetes që edhe pas Isa Mustafës prapë Isa Mustafa sepse ky do të ishte fundi fatal për LDK”, vlerëson profesori.

Maxharraj shton se,  detyrën e kryetarit të ardhshëm të LDK nga radhët e LDK më i përshtatshmi do të ishte Anton Quni, sepse është më rugovist se të tjerët.

“Ai është me bagazh patriotik dhe luftarak, sepse në krahasim me varësit tjerë të Isa Mustafës, Quni asnjëherë nuk ia ka varë Isa Mustafës, ka nejtë gati në distancë për shumë gjëra dhe se është më trim se sa të tjerët sepse ai ua tregoi vendin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit atje ku tani gjendën, dhe se mendoj se me zgjedhjen e Anton Qunit për kryetar të LDK, ky do ti qëroi hesapet edhe me Klanin e Isa Mustafës duke i treguar se më nuk kanë vend në LDK ose ti nxjerrë në periferi të LDK pa kurrfarë ndikimi. Nëse Anton Quni mund ta bënë këtë duke e nxjerrë nga loja Klanin e Isa Mustafës do të arrijnë që sado pak ta kthej shpresën të anëtarësia e larguar nga LDK për shkak të politikave të gabuara të Isa Mustafës. Por, për ti bërë ballë dhe karshillak LVV në të ardhmen LDK i duhet angazhim i madh, vetmohim, riorganizim dhe reformim për çka kërkohet kohë bukur e gjatë duke e pas parasysh nivelin e LDK se ku ka rënë. Nëse të gjitha këto qe i përmenda arrin ti përmbushë në të ardhmen besoj që LDK do të jetë rivale e denjë e LVV. Pra, LDK me 14 mars 2021 duhet të bëhet ose të zhdukët, të jetë ose të mos jetë, të vezulloi përsëri si parti politike ose të zhdukët. Nuk ka rrugë tjetër, sepse me zgjedhjen e një kundërshtari të fortë të Isa Mustafës LDK mund ta kthen shkëlqimin e më parshëm kurse zgjedhja e njërit nga varësit e tij do të ishte fatale për LDK drejtë zhdukjes së saj”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat