“Isë, o i pafytyrë”/ Profesori nga Amerika, ky duhet të jetë kryetar i LDK-së

Politika

“Isë, o i pafytyrë”/ Profesori nga Amerika, ky duhet të jetë kryetar i LDK-së

Nga: N.Sh Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:05
Isa Mustafa

Nesër Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta zgjedh kryetarin e ri, i cili ka mandat dy vjeçar.

Në garë për të parin e kësaj partie kandidojnë katër veta.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, do të përballën mes vete në procesin zgjedhorë ditën e nesërme.

Në lidhje me këtë çështje, profesor dr. Binak Maxharraj, pohon se, në LDK, partinë më të madhe në Kosovë, e cila bëri zgjimin kombëtar drejtë pavarësisë së Kosovës nën drejtimin e Presidentit Ibrahim Rugova, që dhjetë vite ka hyr një bishë e madhe e egër fatale, e cila po e gërryen nga brenda derisa ajo u rrokullisë në greminë me 14 shkurt të këtij viti.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

“Anipse LDK hiqej si parti institucionaliste, parti me plotë akademikë, me njerëz të devotshëm për kauzën kombëtare, me njerëz të dinjitetshëm me vlera kombëtare, asnjëri prej tyre nuk e pati guximin qytetar t’i kundërshton kësaj bishe që aksidentalisht hyri brenda LDK-së, dhe po e gërryente vite me radhë përmes klaneve mafioze dhe servileve te tij. Të gjithë heshtën dhe ende po heshtin askush nuk guxon të kundërshtonte! Dhe LDK, vazhdimisht po rrokullisej, po e merrte teposhtën, askush nga brenda nuk i ndihmonte, ata që patën guximin ta kundërshtonin përjashtoheshin nga partia si në diktaturë, kurse nga jashtë i ndihmonin me të madhe drejtë shpejtimit të rrokullisjes së saj drejtë gërmisë, klanet tjera mafioze të partive të tjera në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Dhe, më 14 shkurt 2021, LDK për herë të parë në historinë e saj u rrokullisë me shpejtësi marramendëse thellë në humnerë, e gjeti taksirati që nuk e kishte merituar, por kjo ndodhë kur i huaji, kur i paftuari hynë brenda saj me një qellim për ta shkatërruar. Dhe e shkatërrojë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori pyet se, kush është fajtori që LDK u katandisë kaq keq?

Tutje, ai shton se, ka shkuan votuesit, kush ia mori, kush ia vodhi LDK këta votues, kush dhe cili është fajtori?!

Image
Profesor Binak Maxharraj

“Jo, askush, s’ka fajtor?! Të gjithë heshtin, edhe akademikët e kësaj partie heshtin, qele guri gojën, iu është këputë gishti drejtues nuk po mundën të drejtojnë ka fajtori. Po heshtin, dhe prapë po heshtin, poashtu siç heshtën për këto dhjetë vite kur LDK po shkatërrohej nga brenda deri në alivanosje klinike të saj. Në vend se LDK me “akademikët e vet tuxana”, të ulën të debatojnë, ti kërkojnë shkaqet dhe fajtorin për këtë katandisje fatale të LDK, ata heshtin, hesht e tërë partia si në një funeral vdekjeje, askush nuk guxon të drejton gishtin kah fajtori. Anipse fajtori dihet, ka emër e mbiemër të quajtur Isa Mustafa, që me intriga dhe tradhti hyri brenda LDK-së, si një bishë për ta shkatërruar duke anashkaluar çdo gjë të vlershme dhe tradicionale të LDK, duke i thyer qëndrimet dhe parimet e saj, çdo herë atij i tekët për interesat jo të parisë por për interesat e kupolës së krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili edhe vet është i rrasur në të deri në fyt. Dhe përsëri Isa Mustafa, ky njeri që e zaptoi, e vodhi LDK-në, nuk e lenë vetën fajtor. Mendësi komuniste patjetër. Deklaron haptas duke thanë “se nuk po e kupton këtë humbje” të cilën ai vet ia shkaktoi LDK, me këtë deklaratë sikur u pajtuan të gjithë në bllok, u bënë bashkë në këtë heshtje mortore si akademiku dhe joakademiku, dhe heshtja vazhdon. Faji i kësaj humbjeje fatale të LDK qenka jetim, nuk qenka brenda saj, por jashtë saj, duke hedh helm e vrer në Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët ia shkaktuan këtë përmbysje të madhe LDK-së, por edhe partive tjera si PDK dhe AAK, kurse xhuxhen Nisma e nxori nga loja”, thekson ai.

Maxharraj pohon se, përsëri LDK për përmbysjen e saj fatale nuk zhvillon kurrfarë aktiviteti për shkaqet, arsyet e kësaj humbjeje.

“Vazhdon me të vjetrën. Në vend se ajo të zhvillon një aktivitet në bazë, duke i organizuar zgjedhjet në nëndegët dhe degët e saj, duke i apostrofuar fajtorët e kësaj gjendjeje, duke propozuar figura për organet e Partisë që mendojnë me kokën e vet, duke deleguar në Kuvendin e Përgjithshëm njerëz që vërtetë luftojnë për LDK, ata prapë heshtin, asnjë aktivitet në këtë drejtim. Pra, po shkojnë në Kuvendin e vjetër të zgjedhur në zgjedhjet e kaluara të LDK-së, i cili është i kapur nga klani dhe vasalët e Isa Mustafës, i cili LDK-në e pruri në këtë situatë derexheje, dhe se nga kjo situatë LDK, me këtë njeri kurrë nuk mund të del nga rrokullisja dhe përmbysja në të cilën ka renë. Dhe asgjë e mirë nuk mund të pritet nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së, i caktuar për datë 14 marsi 2021 në të cilin, siç po flitet do të zgjidhet Kryetari i ri LDK, thua se vetëm kryetari i ri e paska shkopin magjik për ta sanuar gjendjen amorfe të LDK. Jo, sipas kësaj logjike 14 marsi do të jetë poashtu fatal sikur që ishte 14 shkurti 2021. Do të jetë fatal sepse në këtë Kuvend do të bëhet zgjedhja e kryetarit sipas rregulloreve dhe statutit të cilin Isa Mustafa ia pat përshtatë vetes. Ndikimi i tij këtu do të jetë i pakontestueshëm, i cili do të sjellë një situatë edhe pas Isa Mustafës, prapë Isa Mustafa do të punoj për ta përfunduar, rrumbullakuar përmbysjen, zhdukjen fatale të LDK-së”, pohon ai.

Profesori ka kritikuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, që sipas tij, po tenton ta njollosë Besianin, kandidatin për kryetar të kësaj partie.

“Isë, shporru, ik o i pafytyrë nuk ke marre të tentosh ta njollosësh Besian Mustafën rugovistin e përbetuar, njeriun me bagazh kombëtar, njeriun pa afera dhe skandale të korruptuara siç je ti, të birin e bashkëpunëtorit më të afërt të Ibrahim Rugovës, themeluesit të LDK, të cilët e ngritën LDK-në në parti gjithëpopullore ku në fillim ishin të anëtarësuar në të mbi 700 mijë anëtarë, e ngritën në parti shtetformuese, institucionale, e cila shqiptarët i ndau nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar shtetin paralel deri në pavarësinë e Kosovës. Isë, ik, shporru nga LDK, larg duart nga Besian Mustafa, sepse, ky, deshe ti apo nuk deshe do të zgjidhet Kryetar i ri i LDK me 14 mars 2021, sepse është njeriu me kredibilitet për të marrë këtë post, derisa ti Isë dikur ishe në anën e kundërt të barrikadës, baba i Besianit, Xhemajl Mustafa po bënte plane së bashku me Ibrahim Rugovën për zhvillimin dhe forcimin e LDK e cila ishte parti prijëse në fillim të pluralizmit në të gjitha trojet shqiptare. Dhe derisa baba i Besianit, Xhemajli punonte për idealet e LDK-së, së bashku me Ibrahim Rugovën, ai dyshohet se u vra nga falangat, nga klanet mafioze, nga njerëzit me të cilët t’i bashkëpunove dhjetë vjet me të vetmin qëllim për ta shkatërruar LDK-në”, thotë ai.

Ai thotë se krejt lufta dhe aktiviteti i LDK-së, në vend të kërkimit të shkaqeve dhe pasojave të kësaj gjendje në LDK, po zhvillohet se kush do të jetë kryetari i ardhshëm.

“Lakohen edhe emra të ndryshëm, kryesisht brenda LDK, e më pak ose hiq nga jashtë. Lakohet edhe emri qe vetë Mustafa do ta lenë si pasardhës për të vazhduar”rrugën e tij shkatërrimtare të LDK-së, si Kujtim Shala, por lakohen edhe emra tjerë që me vetiniciativë janë të interesuar për kryetar të LDK, si Lutfi Haziri, Anton Quni, Melihate Tërmkolli, Lumir Abdixhiku, etj. Pa vlerësuar as nënvlerësuar vlerën e secilit nga këta, një gjë është e sigurt se të gjithë këta deri dje ishin varësit e Isa Mustafës i cili e solli LDK-në në këtë gjendje buzë katastrofës dhe se të gjithë këta, për të gjitha këto dhjetë vite nuk bënë verr me gojë, nuk e kundërshtuan Isa Mustafës në asgjë kur veç ishte e qartë se ka po e çon LDK-në duke e katandisë atë brenda partive tjera “armike” të cilat ishin të zhytura në krimin e organizuar dhe korrupsion, kur ai bëri komplot në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe ishte në bashkëqeverisje me të për të vetmin qellim që ta mbajë të gjallë korrupsionin në të cilin ishte zhytur thellë edhe Isa Mustafa me klanin e tij mafioz, kur Isa Musafa i anashkalonte qëndrimet dhe parimet e partisë dhe të anëtarësisë, sepse edhe vetë ishte një njeri pa qëndrime dhe parime. Pra, si mund të jetë njeri nga varësit e tij për kryetar të ri. Si mund te jetë, bie fjala, Lutfi Haziri i cili po ngulë këmbë për kryetar partie pas asnjë vlerë morale për partinë, si mund të jetë ky njeri për kryetar partie kur ai e solli farën e SHIK-ut në LDK, kur ai më shumë flirtonte me PDK-në dhe Thaçin në krye. Si mund të jetë ky kryetar partie kur për këto dhjet vite insistonte për ndarjen e Kosovës dhe ndërrim meritorësh bashkë me Rexhep Qosjën, Hashim Thaçin dhe Vuçiqin, si mund të jetë ky një kryetar i LDK, kur për këto dhjetë vite me asgjë nuk e kundërshtoi Isa Mustafën i cili ashiqare shihej se kah po e qon LDK, si mund të zgjidhet ky kryetar partie i cili zgjedhjet i humbi edhe në Gjilan”, pyet profesori.

Maxharraj thekson se, çdo zgjedhje e kryetarit brenda LDK-së nuk i ndihmon LDK-së por e shkatërron edhe më shumë, sepse në asnjë rrethanë as populli, as anëtarësia, as elektorati i LDK nuk do të pranojë një figurë të këtillë, varës, bashkëpunëtor të Isa Mustafës i cili edhe më tutje në hije do të dirixhojë me LDK-së?

“Dhe kjo do të ishte edhe një katastrofë për LDK, të cilën siç duket po pritet të ndodhë me 14 mars 2021, një katastrofë pa kthim pas, e cila ngadalë do të përfundoi në zhdukje, e cila do të ia humbë namin dhe nishanin që ia vuri Presidenti Ibrahim Rugova. Për të ardhë ne vete LDK, për tu këndellë, për tu rimëkëmbë ajo duhet që për kryetar të saj të zgjedhë një njeri jashtë LDK, një kundërshtar të fortë të Isa Mustafës, i cili do ti ia kthente namin dhe dinjitetin që Isa Mustafa i shkaktoi LDK, që ta përjashtoi atë dhe klanin e tij mafioz nga partia. Ka figura të njohura nga jashtë qe këtë mund ta bëjnë siç është bie fjala Donika Gërvalla një anëtare dhe bashkëpunëtore e hershme e Ibrahim Rugoves, një ambasadore në kuptimin e plotë e LDK-së, e cila ishte e pakompromis për idealet dhe qëndrimet e LDK, një grua e cila në zgjedhjet e fundit shkëlqeu duke i marrë më shumë se 72 mijë vota, edhe për shkak se është e bija e heroit të kombit Jusuf Gervalla, edhe për shkak se asaj Isa Mustafa ia pat mbyllë derën e LDK, por edhe për faktin se Donika Gërvalla me gjithë këtë bagazh politik dhe patriotik që ka do të ishte fatale për kundërshtaret e saj politikë, do të ishte ajo që për pak vite do ta nxirrte nga loja edhe AAK-në. Kjo mund të ndodhë, dhe kjo duhet të ndodhë në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK me 14 mars 2021 nëse vërtetë LDK dëshiron këndelljen e saj, sepse përndryshe me Isa Mustafën dhe përkrahësit e tij LKD nuk mund të ecë përpara, nuk mund të këndellët, duhet që ta zgjedhë Donika Gërvallën për kryetare nëse dëshiron shpëtimin”, vlerëson ai.

Ai shton tutje se, për tu realizuar kjo LDK duhet të tejkaloi vetveten të përmbledhë forcën dhe kurajën për ndryshim të brendshëm sepse me varësit e Isa Mustafës, LDK nuk mund të këndellët.

“Është mirë që Kuvendi i përgjithshëm të merr situatën në dorë, sepse është në pyetje fati i LDK. Më 14 mars ky kuvend duhet të merr situatën në duar e veta. Së pari, para se të zgjidhet kryetari i ri, qoftë jashtë partisë, apo brenda partisë, duhet ti qëroi hesapet më Klanin e Isa Mustafës i cili e solli LDK në këtë situatë. Mendoj se Kuvendi duhet qe klanin e Isa Mustafës ta nxjerrë nga loja, ose ta përjashtoi komplet nga LDK, ose që ky klan të mos lejohet që të ndërhyn në punët e Kuvendit dhe kështu Kuvendi të vazhdoi punën e vetë në zgjedhjen e kryetarit. Por, kurrsesi kuvendi nuk duhet të lejojë ndikimin e Klanit të Isa Mustafës në zgjedhjen e kryetarit e as se si ndonjërin nga varësit e tij, sepse LDK nuk mund të ia lejoj vetes që edhe pas Isa Mustafës prapë Isa Mustafa, sepse ky do të ishte fundi fatal për LDK. Por, sidoqoftë mendoj që edhe Anton Quni, është rugovist dhe ka bagazh patriotik dhe luftarak, sepse në krahasim me varësit tjerë të Isa Mustafës, Quni asnjëherë nuk ia ka varë Isa Mustafës, ka ndjetë gati në distancë për shumë gjëra dhe se është më trim se sa të tjerët, sepse ai ua tregoi vendin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit atje ku tani gjendën, dhe se mendoj se me zgjedhjen e Anton Qunit për kryetar të LDK, ky do ti qëroj hesapet edhe me Klanin e Isa Mustafës duke i treguar se më nuk kanë vend në LDK ose ti nxjerrë në periferi të LDK pa kurrfarë ndikimi. Nëse Anton Quni mund ta bënë këtë duke e nxjerrë nga loja Klanin e Isa Mustafës, do të arrij që sado pak ta kthej shpresën të anëtarësia e larguar nga LDK për shkak të politikave të gabuara të Isa Mustafës. Por, për ti bërë ballë edhe LVV-së në të ardhmen, LDK-së i duhet angazhim i madh, riorganizim dhe reformim për çka kërkohet kohë bukur e gjatë duke e pas parasysh nivelin e LDK se ku ka rënë. Nëse të gjitha këto që i përmenda arrin ti përmbushë në të ardhmen besoj që LDK do të jetë rivale e denjë e LVV-së. Pra, LDK më 14 mars 2021 duhet të bëhet ose të zhdukët, të jetë ose të mos jetë, të vezullojë përsëri si parti politike ose të zhdukët”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat