Krasniqi: Kabineti i Kurtit do të ketë edhe emra të rinjë

Politika

Krasniqi: Kabineti i Kurtit do të ketë edhe emra të rinjë

Nga: A.M. Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:13
Albin Kurti

Analisti politik, Islam Krasniqi mendon se disa nga ministrat të cilët ishin pjesë e Qeverisë Kurti 1, do të jenë edhe në kabinetin e ri qeveritarë.

“Në qeverinë e re Kurti -II- deri më tani kuptohet së do të jenë përsëri ministrat e qeveris Kurti -I-, si  Albulena Haxhiu është përmendur si kandidate për ministre të Drejtësisë, Arben Vita si Ministër i Shëndetësisë, Ministër i  Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla,  Besnik Bislimi si kandidat për ministër të Financave, po ashtu  Rozeta Hajdari Ministre  e Ekonomisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Një emër tjetër, sipas Krasniqit do të jetë edhe Mimoza Kusari Lila, por mund të ketë edhe emra tjërë të cilët kanë qenë deputetë apo kanë poste tjera qeveritare.

“Mimoza Kusari Lila do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, flitet edhe për kandidat të ri që do të jenë pjesë e qeveris Kurti -II- të cilët kanë qenë deputet apo kanë pasur poste tjera politike. Andaj do të vazhdojnë po ata ministra të cilët kanë qenë në qeverinë e kaluar për të vazhduar aty ku e kanë lenë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat