Kritika për politikanët që nuk paditen Serbinë

Politika

Kritika për politikanët që nuk paditen Serbinë

Nga: A.M. Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:11
Ilustrim

Sot po përkujtohet masakra e Izbicës, e ndodhur më 28 mars 1999.Kjo është ndër masakrat më të rënda të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

Përkundër krimeve në Kosovës, ende Serbia nuk është përgjigjur për këtë krime të bëra.

Po ashtu, shteti i Kosovës nuk e ka paditur Serbinë për këtë krime. 

Opinionisti Adem Byryçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se gjatë kohës që po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, ka akoma trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë kohës së luftës.

“As kush nuk mund të thotë se Serbia nuk ka bërë gjenocid dhe mizori tjera makabre kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë. Edhe pse Establishmenti politik në Serbi, mundohet për ta fshehur e mohuar këtë krim të luftës kundër njerëzimit e ka absolutisht të pamundur, sepse këto mizori kanë ndodhur në sytë e ndërkombëtarëve, në pranin e tyre të drejtpërdrejtë. Edhe tani kur Bashkësia ndërkombëtare dhe ajo Europiane po bëjnë përpjekje për të pajtuar dy shtete dhe dy popuj, shtetin e Kosovës me shtetin e Serbisë dhe popullin e Kosovës me popullin serb, trupat e shqiptarëve nga varret masive në Serbi, kohë pas kohe po transportohen për në Kosovë në Atdheun e tyre..

Akoma ka shqiptarë të zhdukur nga forcat ushtarake dhe policore serbe, për fatin e të cilëve nuk dihet”, ka shkruar Bytyçi për “Bota sot” .

Po ashtu, ai ka folur edhe për padinë ndaj Serbisë për  gjenocidin që e kanë bërë në Kosovë.

“Ajo që këto ditë po dëgjohet nga disa politikanë, se do ta padisin Serbinë, për gjenocid, e të cilët që 20 vite në pushtet nuk kanë bërë as gjë, tani për më të keqen këtë e bëjnë për hir të karriges të cilën e humben në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021 dhe duke dhënë premtime të tilla pas kaq kohe shpresojnë të fitojnë simpatinë e qytetarëve për t'iu kthyer përsëri pushtetit. Ku ishin disa nga këta burra që 20 vite pas luftës nuk bënë as gjë për ta paditur Serbinë për gjenocid e tani siç thotë populli u paska dalur kllapa për ta paditur Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit 1998/99!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Më tej, Bytyçi ka hedhur kritika ndaj atyre të cilët thonë se Kosova nuk ka të drejtë ta padisë Serbinë.

“Situatën e bëjnë më të rëndë dhe më të dhimbshme disa politikanë , dhe analist sharlatanë e të pa memorie që pohojnë se Kosova nuk paska të drejtë të padisë Serbin ë për krimin e luftës gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës, ndonëse se Kosova nuk qenka anëtare e OKB-së, duke harruar se një e drejtë e tillë kundër Serbisë kurrë nuk parashkruhet dhe mund të realizohet kurdo që të plotësohen kushtet, që do të thotë se duhet të hulumtohen, grumbullohen dhe sistemohen të dhënat me të cilat Gjykata ndërkombëtare penale për krime lufte dhe krimin e gjenocidit të Serbisë kundër popullatës shqiptare të Kosovës, e vërteton se shteti i Serbisë ka bërë gjenocid kundër popullatës shqiptare të Kosovës”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat