Kundërshtohen zgjedhjet e reja, partitë të pajtohen për presidentin

Politika

Kundërshtohen zgjedhjet e reja, partitë të pajtohen për presidentin

Nga: A.Z Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:37
Vjosa Osmani

Disa parti po mbajnë qëndrim kundërshtues në lidhje me votimin e Osmanit për presidente të vendit. Ditë më parë, PDK-ja ka deklaruar para mediave se nuk do të kenë votë për Osmanin, ndërsa së fundmi LDK-ja në krye me Lumir Abdixhikun, kanë pranuar të marrin pjesë në votimin e saj.

Lidhur me atë se a duhet të jetë Osmani presidente, por nëse jo a duhet shkuar prapë në zgjedhje, kryetari i komunës së Obiliqit, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se çështja e zgjidhjes së presidentit duhet të konsultohet nga udhëheqësit e partive.

Gashi thekson se qytetarët janë lodhur nga shkuarja në zgjedhje, gjë që e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit. Prandaj, për të mos shkuar në zgjedhje prapë, udhëheqësit politik duhet të tregojnë unitet në zgjidhjen e Presidentit.

“Siç dihet, Presidentin e vendit e vendos shumica e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarit në Parlamentin e Kosovës, andaj kjo çështje duhet të konsultohet nga udhëheqësit e partive politike. Çështja e shkuarjes në zgjedhje siç dihet përcaktohet sipas ligjeve kushtetuese, mirëpo rezultatet e fundit të zgjedhjeve tregojnë qartë se qytetarët e Kosovës janë stërlodhur nga dalja e shpeshtë në zgjedhje dhe mos krijimi i një stabiliteti ekonomik e social. Për këtë arsye, konsideroj se të gjithë udhëheqësit politikë duhet të tregojnë unitet në zgjedhjen e një Presidenti të vendit dhe mos-shkuarjes në zgjedhje të reja”, deklaroi Xhafer Gashi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat