Dega e LDK-së në Gjermani “godet” Agim Veliun: Ishte i porositur për ta prishur koalicionin VV-LDK

Politika

Dega e LDK-së në Gjermani “godet” Agim Veliun: Ishte i porositur për ta prishur koalicionin VV-LDK

Nga: D.RR Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:32
Agim Veliu

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, në një bisedë për "Bota sot" ka folur për zhvillimet aktuale në LDK.

Ai thotë se dita e 14 shkurtit ishte më e rënda për LDK-në, teksa thekson se ishte e pritur për shkak të disa veprimeve të kaluara të LDK-së, përfshirë prishjen e koalicionet me VV-në dhe përplasjet tjera brenda partisë.

"Është vlerësim i përgjithshëm se zgjedhjet e 14 shkurtit ishte dita më e rëndë për LDK-në, dhe vlerësohet si një tërmet i paralajmëruar sepse shumë veprime dhe vendime të ish lidershipit të LDK-së të shkeputura dhe jashtë vullnetit të bazës thyen dhe zhgënjyen elektoratin besnik të LDK-së duke e prishë koalicionim e shpresës me  VV, pastaj përplasjet e brendshme, mosbërja e reformave dhe monopolizimi i kryesise nga një grup që sillej si ta kishte pronë të saj", tha Ferizi.

Image
Osman Ferizi

Ai e konsideron të suksesshëm kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së ku u zgjodh kryetar Lumir Abdixhiku.

Por, Ferizi ka kritika për ata që nuk morën përgjegjësi fare për rënien e LDK-së.

Ai "godet" Agim Veliun, duke thënë se mori postin e ministrit të brendshëm, si i porositur për të shkaktuar krizë qeveritare sepse një sukses i tillë i VV-LDK nuk ju konvenonte bandave kriminale.

"Shpresat e elektoratit të LDK-së u kthyen pas Kuvendit Zgjedhor të jashtëzakonshem të 14 marsit ku u zgjodhë një kryesi dhe kryetar me votë të fshehtë dhe shumë demokratik dhe një frymë shumë festive. Për fat të keq nga përgjegjësitë e humbjeve spektakulare nuk u mor asnjë përgjegjësi e as reflektim e as të pakten një kërkim falje. Si fajtori kryesor konsiderohet ish nënkryetari dhe kryetari i Degës së Llapit z. Veliu i cili pa një pregaditje adekuate dhe me ambicie të sëmura për pushtet dhe pasurim merr postin e Ministrit të Brendshëm duke qenë i porositur për të shkaktuar krizë qeveritare sepse një suksese i tillë i VV-LDK-se nuk ju konvenonte Bandave kriminale që për gati dy dekada e vodhën dhe varfëruan Kosovën, kontrolluan çdo sektor dhe institucion shteteror. Pra veçanarisht ky grup që ishin përgjegjës dhe nuk morën as përgjegjesi sot dalin kundër vendimit të kryesisë dhe kryetarit për të kundërshtuar pjesemarrjen në seancë për zgjedhjen e Presidentit të vendit", tha ai.

Si kryetar i degës së LDK-së në Gjermani, Ferizi thekson se e mbështesin vendimin e kryesisë së LDK-së për ta përkrahur Vjosa Osmanin për presidente.

"Dega e LDK-së për Gjermani e mbështetë vendimin e kryetarit dhe kryesisë sepse vendi ynë ndodhet në një krizë ekonomike, sociale, papunësi,shëndetesore, me numer të madh të të infektuarve, poashtu rekomandimet e shteteve të kuintit për bërjen e institucioneve për të krijuar stabilitet të qëndrueshem. Mosvotimi i kandidates z.Vjosa Osmani na çon në një krizë institucionale dhe zgjedhje të përgjithshme ku humbim miliona euro në këtë krizë globale Ekonomike dhe përgjegjësia do bie mbi subjektet politike që po bëjnë pazare dhe kalkulime të ulëta, një situatë e tillë i konvenon VV dhe Albinit sepse ai e shef një shans për tu rritur dhe fituar një pushtet apsolutë, pra LDK u tregua e përgjegjshme dhe koshiente jo populiste dhe si një parti institucionale dhe shteteformuese me traditë 31-vjeqare. Mendoj që pas vendimit nga kryesia e LDK-se për të mbeshtetur zgjedhjen e presidentes znj.Osmani, pas reformave në kryesi dhe një qasje krejt tjeter me një debat të brendshëm e reformues, ku i ftojmë të gjithë ata që në zgjedhjet e 14 shkurtit votuan listen "Guxo" duhet të kthehen në sofrën dhe shtëpinë e përbashkët ku kanë kontribute dhe kjo do ishte një gjest besimi dhe atëdhedashurie në interes të ruajtjes së partisë së parë politike djathëtiste nga elita intelektuale e 23.12.1989 nga presidenti historik dr.Ibrahim Rugova,Fehmi Agani, J.Buxhovi...", ka thënë Ferizi.

Ai bën thirrje që të gjithë deputetët e LDK-së ta respektojnë vendimin e kryesisë dhe të qëndrojnë në sallë kur të votohet Osmani.

"Rreth tre deputeteve të LDK-së se a do qëndrojne në sallë të Parlamentit mendoi që edhe këta duhet të respektojnë vendimet e strukturave të subjektit që i takojnë në të kundërtën partia sipas statutit mund të procedoj nga komisioni disciplinor sepse të apostrofuarit ishin zyrtarë të lartë dhe me poste të larta ministrore. Pa inate dhe egoizma me punë dhe përkushtim arrijmë suksese,po harrojnë klasat politike që në çdo ditë të kalendarit vjetor kemi për kujtime nga krimet dhe masakrat Serbo-Sllave", u shpreh Ferizi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat