Mehmeti tregon sa vota i ka siguruar Vjosa Osmani për Presidente - edhe kjo parti qëndron në sallë

Politika

Mehmeti tregon sa vota i ka siguruar Vjosa Osmani për Presidente - edhe kjo parti qëndron në sallë

Nga: P.R Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:18
Vjosa Osmani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka konfirmuar se janë tre deputet nga kjo parti që nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë sa i përket votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.

Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Vjosa Osmani nuk do ta ketë probleme që të zgjidhet presidente.

Image
Faton Mehmeti

“Tashmë dihet se janë tre deputetë të LDK që nuk do ta votojnë Vjosën, minimumi s’do i bëjnë as kuorumin. Në anën tjetër as nga PDK pritet të mos votojë Vjosën, përveç Xhavit Halitit, i cili pritet ta votojë Vjosën. Në këtë mënyrë, nuk pres që të ketë problem që Vjosa të zgjidhet presidente. As nga AAK nuk pritet të votohet Vjosa, por që nuk do i prish punë Vjosës”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, edhe Lista Serbe do të marr pjesë në seancën ku Osmani pritet të zgjidhet presidente.

“Duket punë e kryer zgjedhja e Vjosës në krye të shtetit. Bashkë me minoritete serbe dhe të tjerë mjaftueshëm, PDK me votat e AAK bëhen 27 shto këtu tre të LDK gjithsej 30.. pra i bie të jenë 90 në seancë. Besoj se Lista serbe do merr pjesë në seancë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat