Ekskluzive: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Politika

Ekskluzive: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Nga: D.RR Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:40
Kuvendi i Kosovës, 22 mars 2021

Sot në orët e mbrëmjes, në mënyrë automatike vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Burime të gazetës “Bota sot” brenda Kuvendit të Kosovës, kanë treguar se VV-ja assesi nuk po mund ta sigurojë kuorumin për Vjosa Osmanin presidente.

Të njëjtat burime kanë thënë se në fillim të seancës, do të miratohet ligji përmes të cilit mërgata mund të votojë në konsullata në zgjedhjet e ardhshme.

Mësohet gjithashtu se disa deputetë të LDK-së nuk po binden fare të qëndrojnë në sallë, teksa partitë tjera kanë refuzuar kategorikisht të marrin pjesë në seancë.

Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë në momentet e fundit, teksa pritet të ketë bisedime edhe me deputetë të përveçëm të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat