Mesazhi i qartë i Lëvizjes Vetëvendosje, çfarë ndodhë me opozitën nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

Politika

Mesazhi i qartë i Lëvizjes Vetëvendosje, çfarë ndodhë me opozitën nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

Nga: A.Morina Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Vendimi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, është cilësuar si një lloj ‘kërcënimi’ apo ‘shantazhi’ për partitë opozitare duke paralajmëruar në një mënyrë zgjedhje të reja në vend.

Kjo pasi, nuk po arrihet ende numri i votave të duhura për zgjedhjen e Osmanit presidente.

Madje, edhe deputetja nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e kishte deklaruar se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani president vendi shkon në zgjedhje.

“Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por, tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun”, ka shtuar Kryeziu-Hyseni.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklaratat nga VV-ja për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Mehazi tha se Vetëvendosje po i dërgon mesazh të qartë partive opozitare, ose votoni pro Vjosa Osmanit president ose vendi shkon në zgjedhje.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

“Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosjes: "se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente vendi shkon në zgjedhje" është mesazh i qartë politikë që e ka kuptimin porositës ndaj opozitës, zgjedhin e merrni opozitë, nëse s'doni zgjedhje të reja, urdhëroni votoni, Vjosa Osmani presidente, nëse jo, ju vjen humbja dhe më e madhe e radhës”, deklaroi ai.

Profesori kërkoi nga Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj të tregohen të mençur dhe ta votojnë Vjosa Osmanin, përndryshe përpjekjet kundër saj do të jenë dëshpëruese për vetë ata.

“Partitë opozitare LDK, PDK e AAK duhet të dinë, të bëhen të mençur e ta kuptojnë se koha e sotme politike në Republikën e Kosovës është e kohë e Albin Kurtit dhe se të gjitha përpjekjet e tyre inatçore për të mos votuar Vjosa Osmanin për presidente do jenë dëshpëruese për vetë Hoxhajn, Abdixhikun e Haradinajn. Partitë opozitare duhet që sa më shpejtë të votojnë Osmanin për t'i dhënë hapësirë Kurtit e Vjosës, se, a do kenë sukses apo jo, nëse jo kritikat e arsyeshme të opozitës ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit do bindin qytetarët gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi ai.

Në vazhdim, Mehazi tha se e rrugës është që të gjitha partitë të votojnë për Vjosa Osmanin dhe ta largojnë këtë ngërçpresidencial i cili e ka kapluar vendin.

“Shumë më mirë për opozitën do ishte të votojnë, Vjosa Osmanin, për të larguar këtë ngërç presidencial që nga shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçit në Hagë, përndryshe me zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare opozita do kalojë dhe shumë më keq”, nënvizoi profesori.

Në fund, Mehazi tha se nëse opozita duan të marrin energji politike për t'u rritur e forcuar në të ardhmen, le të votojnë Vjosa Osmanin.

Sipas profesorit, nëse opozita nuk e bënë një gjë të tillë, atëherë motoja argumentuese e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme ndaj saj do jetë "Puçistët opozitarë të Kosovës

“Opozita nëse do dhe më të humb, e në anën tjetër ta forcojë Albin Kurtin atëherë le të bëhen puçistë ndaj Vjosa Osmanit, po nëse duan të marrin energji politike për t'u rritur e forcuar në të ardhmen, le të votojnë Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

Nëse Osmani zgjidhet presidente atëherë Albin Kurtit do i mbyllet goja, nëse jo e shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, atëherë motoja argumentuese e Lëvizjes Vetevendosje ndaj opozitës do jetë "Puçistët opozitarë të Kosovës”, përfundoi profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat