Kritikohet Enver Hoxhaj

Politika

Kritikohet Enver Hoxhaj

Nga: A.M. Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:51
Enver Hoxhaj

Ditë më parë në Kuvendit e Kosovës u dërgua Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, po ky i fundit nuk arriti që të miratohet. Ndërkaq, të shtunën dështoi edhe votimi për presidentin e Kosovës.

Gjatë këtyre seancave, pati debate të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Analisti politik, Adem Bytyçi ka kritikuar fjalimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të bërë në Kuvendit e Kosovës, kur po diskutohej ligji për zgjedhje.

 “Në seancën e Parlamentit, jo vetëm që vjelli vrer Enver Hoxhaj, kundër. Vjosa Osmani, kandidate për Presidente të Kosovës, e cila në zgjedhjet fundit të parakohshme kishte marrë vota më shumë se çdo deputet i Parlamentit të Kosovës, por edhe e etiketojë pa drejtësisht pa as edhe një argument kinse ajo nuk qenka unifikuese, por "përçarëse" etj. Ndër të tjera, në shenjë trishtim për shkak të humbjes së zgjedhjeve të partisë tij, para ndërkombëtare tha se po zgjidhet Presidente e Republikës një kandidate partiake, duke e tradhtuar kujtesa e tij për shkak të një urrejtje patologjike ndaj Vjosa Osmani , duke harruar se para zonj. Vjosa Osmanit, ish Kryetari i partisë tij Hashim Thaçi, ishte zgjedhur President i Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se diskutimi i Enver Hoxhajt ishte i neveritshëm dhe komprometues për demokracinë.

“Vetëm ata që e kanë përcjellur diskutimin e Enver Hoxhaj, në seancën e Parlamentit në të cilën zgjedhje Presidenti i Kosovës, mund të vlerësojnë se sa ky diskutimi ishte i neveritshëm dhe komprometues për demokracinë dhe  nivelin e përgjegjësisë të politikës në Kosovë për të zgjedhur institucionet shtetërore në një kohë kur këto institucione janë mase të domosdoshme për shtetin si as njëherë më parë për shkaqe dhe rrethana në të cilat gjindtë vendi ynë‐Kosova aktualisht si në planin e brendshëm gjithashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat