Kjo është hera e parë që ndodhi me këta tre lider të shtetit të Kosovës

Politika

Kjo është hera e parë që ndodhi me këta tre lider të shtetit të Kosovës

Nga: A.SH Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:42
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Të dielën në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur presidente e vendit, Vjosa Osmani, dhe me këtë janë kompletuar institucionet e vendit.

Në Kuvendin ku votohej presidenti disa parti opozitare nuk morën pjesë duke mos ia bërë kuorumin dhe njëkohësisht duke mos votuar Osmanin.

Mirëpo, pavarësisht kësaj ajo arriti që të zgjedhet presidente.

Kurse sot, Vjosa Osmani edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Presidentes së Kosovës.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, gjëja më e mirë politike e institucionale pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia është zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, hera e parë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca janë zgjedhur sipas dëshirave të qytetarëve të Kosovës.

“Gjëja më e mirë politike e institucionale pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia është zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente e Republikës së Kosovës. Të gëzuar janë jo vetëm qytetarët e Kosovës, po edhe të Shqipërisë, RMV-së dhe diasporës. Si asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar ajo lidhshmëri e besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës me tre institucionet më të larta shtetërore, presidencë, qeveri e parlament. Kurrë më parë kosovarët nuk kanë krijuar institucionet e shtetit të Kosovës si kanë dashur ata, po si kanë dashur partitë e korruptuara të Kosovës. Është hera e parë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca janë zgjedhur sipas dëshirave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Tutje ka thënë se, me Osmanin Kosova do të jetë më e autoritetshme dhe jo inferiore ndaj sulmeve politike serbe.

“Me Vjosa Osmanin presidente Kosova do jetë më e autoritetshme dhe jo inferiore ndaj sulmeve politike serbe, do jetë më bindëse si kurrë më parë edhe ndaj marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare botërore të BE-së e SHBA-së e gjetiu. Është kënaqësi dhe shpresë e madhe për Kosovën kur sheh atë lidhshmërinë zinxhirore të tre institucioneve më të larta të Kosovës me qytetarët e saj: Vjosa Osmani, presidente, Albin Kurti, kryeministër, Glauk Konjufca, kryetar i parlamentit dhe qytetarët e Kosovës tog e një”. Kosova me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin e Glauk Konjufcën duhet të krenohet, kurrë më parë qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë më të afër me presidentin, kryeministri e kryeparlamentarin e Kosovës sikurse tani. Koordinim i jashtëzakonshëm shtetëror e dashuror: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i parlamentit Glauk Konjufca po ashtu dhe populli i Kosovës vije suksesi i patjetërsueshëm shtetëror! Urime e suksese presidentes së dashur të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat