Reciprociteti pengon dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Reciprociteti pengon dialogun Kosovë-Serbi

Nga: A.SH Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, për çka ka thënë se do të jetë çështje javësh pasi të marrë udhëheqjen e qeverisë.

Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu nuk ka bërë të ditur një datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeziu ka thënë se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit, duke shtuar se i njëjti është parim themelor i marrëdhënieve mes shteteve.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këtë çështje, duke thënë se një gjë e tillë i hap rrugë Serbisë për të anashkaluar kapitullin 31 për fqinjësi të mirë.

“Ky është dështim dhe problem, pengon dialogun e ndihmon Serbinë që t'i ikë dialogut, e shpëton Serbinë për integrime evropiane duke i hapur rrugë Serbisë për të anashkaluar kapitullin 31 për fqinjësi të mirë, dështimi për të bërë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, BE dhe SHBA mund të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, kjo është mosrespektim i agjendës ndërkombëtare.

“Ky reciprocitet i përmendur quhet paaftësi për dialog, mos gatishmëri mos respektim i agjendës ndërkombëtare dhe normal që kjo qeveri ose duhet të rrëzohet nga qytetarët ose i pret izolimi. Pra, më mirë është të bie kjo qeveri, se sa Kosova të izolohet, pra kjo qasje është shumë e dëmshme të përmendet e lëre më të niset sërish diçka nxitëse, e keqe dhe kundër paqes ndërkombëtare dhe rajonale, këtë e do Serbia që t'i futen sanksione reciprociteti dhe pastaj të thotë se këta janë përgjegjës për këtë çështje. Qytetarët e Kosovës mund shumë shpejt të ndërrojnë vullnetin e tyre politik me këtë qasje nëse vazhdon VV”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat