Deputeti i VV-së premton të drejta të barabarta mes punëtorëve të sektorit privat dhe atyre publik

Politika

Deputeti i VV-së premton të drejta të barabarta mes punëtorëve të sektorit privat dhe atyre publik

Nga: M.H. Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Kosova që nga formimi i institucioneve ka filluar të punojë me plotë vullnet për punët që kanë mbetur pezull për shumë muaj me radhë.

LVV së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani po vazhdojnë punën e tyre duke arritur të jenë sa më afër qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

Të njejtin qëllim ndanë edhe deputeti nga LVV, Eman Rrahmani I cili për “Bota sot”, tregoi qëllimet që ka si deputet në Kuvendin e Kosovësduke ka cekur tri më kryesore.

Ai filloi me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, diskriminimi në punësim dhe ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

Rrahmani premtoi që do të ketë të drejta të barabarta për puëntorët e sektorit privat ashtu si atyre publik dhe se nuk mund dhe nuk duhet të ketë punëtorë pa kontrata pune.

“Unë edhe gjatë fushatës kam prezantuar tri premtime që do të angazhohem gjatë gjithë mandatit. 1. Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Nuk mund dhe nuk duhet të ketë punëtorë pa kontrata pune, nuk mund të ketë punëtorë që punojnë jashtë orarit e që nuk paguhen simbol ligjeve, nuk duhet të ketë punëtorë që nuk i paguhen kontributet pensionale. 2. Diskriminimi në punësim: ka shumë grupe që janë të diskriminuar në punësim, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, personat me aftësi te kufizuara, minoritetet jo serbe, gratë për shkak të dukjes apo veshjes së tyre. Andaj ne do të jemi zëri tyre në Kuvend dhe jashtë Kuvendi. 3. Ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është çështja tjetër e cila ka nevojë për dorën e shtetit, bizneset e mëdha kanë krijuar një konkurrencë jo reale andaj duhet të shihet mundësia për ndihmë ndaj bizneseve të vogla e të mesme sidomos atyre prodhuese”, u shpreh Rrahmani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat