Kosova do të detyrohet të bëjë kompromis me Serbinë?

Politika

Kosova do të detyrohet të bëjë kompromis me Serbinë?

Nga: A.M. Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:48
Ilustrim

Në qershor pritet të rifillojnë takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun ndërmjet këtyre dy vendeve.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Mirëpo ky i fundit nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund të zhvillohet takimi.

Kryeministri Kurti ka thënë se për dialogun me Serbinë do të takohet edhe me opozitën në Kosovë.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar sjelljen e kryeministrit Kurti në raport me dialogun.

“Sjellje e Kurtit në raport me dialogun ka qenë tërësisht në pajtim me logjikën e kësaj Problematiken  të cilën shumë më parë e kanë filluar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Përpjekja e Albin Kurtit për t'i dhënë një dinamik tjetër është e drejtë, por për ta ndryshuar nga mënyra e mëparshme e trajtimit të kësaj  çështje kaq kruciale nga Thaçi dhe Isa do të këtë të pamundur, sepse këtë nuk do ta lejon BE-ja , dhe disa shtete mike të Serbisë, tani anëtarë të BE-së, siç janë Spanja, Çekia, etj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Bytyçi ka përmendur gabimet më të papërmirësueshëm të palës së Kosovës në negociatat e mëparshme me Serbinë.

“Gabimet më të papërmirësueshëm të palës Kosovare në negociatat e mëparshme me palën Serbe, ka të bëjnë  me Asociacionin dhe pranimi për të hyrë në negociata politike pas vendimit të GJND-së, me të cilin legjitimohej shpallja e pavarësisë së Kosovës, ani pse Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, arsyetohen me ekzistimin e disa Kauzave ,të cilat Serbia absolutisht nuk i konsideron të ligjshme. Deri në ardhjen e Kryeministrit Kurti në krye të qeverisë, negociatë aq keq kanë degjeneruar, saqë  Kurti, e ka të pa mundur t'i ndryshojë edhe aq shumë në favor të Kosovës.

Prononcimi i Kurtit, se do ta përfshi edhe opozitën në dialog është jo vetëm pjekuri politike e tij, por edhe obligim, me kusht që negociatat të jenë të ligjshme dhe të pranishme për të gjitha forcat politike në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”

Sipas tij, partitë opozitare nuk janë edhe aq në sinkron me pozitën dhe në këtë mënyrë më shumë e ndërlikon procesin e negociatave Kosovë- Serbi.

“Unë supozoj se Kosova do të detyrohej të bëjë një kompromis, i cili do të jetë i pa drejtë dhe i dëmshëm, në të kundërtën do të mbetet një histori e një shteti si Palestina, kjo mund të ndodh nëse SHBA, nuk do të jetë në gjendje për të ndërhyrë për mes BE- së, që një gjë e tillë mos të ndodhë.

Madje dyshohet se partitë opozitare nuk janë edhe aq në sinkron me pozitën përkitazi me vazhdimin, mënyrën e zhvillimi të negociatave me palën serbe, një qëndrim i tillë nëse nuk ndryshon ,edhe më shumë e ndërlikon procesin e negociatave Kosovë- Serbi, për një Marrëveshje paqësore Ligjërisht obligative për të dyja shtetet”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat