Ky është qëllimi i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit me Vlora Çitakun

Politika

Ky është qëllimi i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit me Vlora Çitakun

Nga: A.Z Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:25
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Ditë më pare, gazetari shqiptar Çim Peka, deklaroi se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Lidhur me këtë në një prononcim për “Bota sot”, analisti Sulejman Mehazi, ka thënë se e gjithë kjo bëhet për hatër të Thaçit, në mënyrë për t’iu kundërvë qeverisë Kurti, sepse sipas Mehazit, PS-ja ka njerëz të aftë për të udhëhequr.

Image
Sulejman Mehazi

“Nuk e dimë se a është e vërtetë deklarata e gazetarit Çim Peka, por nëse është e vërtetë se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të jetë pjesë e qeverisë së re të Edi Ramës, atëherë kjo bëhet për hatër të mikut të Ramës, Hashim Thaçit e jo për diçka tjetër. Jo se PS-ja e Edi Ramës nuk ka njerëz të aftë për ta udhëhequr dikasterin më të rëndësishëm ministror të diplomacisë së jashtme, por ky veprim politik i Ramës e Hashim Thaçit bëhet vetëm për t'iu kundërvë qeverisë së Kurtit e asgjë më shumë. Pra, qëllimi i Edi Ramës e Hashim Thaçit është që Vlora Çitaku të bëhet "mollë sherri" për Kurtin e Donika Gërvallën”, deklaroi Mehazi.

Tutje ka theksuar se nëse Çitaku bëhet pjesë e qeverisë së Edi Ramës, ajo do të konsiderohet armiqësore ndaj Kosovës, madje ajo do të zbeh ambiciet politike ndërkombëtare, meqë rast do të qojë në vend politikën e Thaçit për shkëmbimin e territoreve si dhe minishengenin.

“Nëse Vlora Çitaku pranon të bëhet pjesë e qeverisë së Edi Ramës, atëherë me shumë të drejtë mund të themi se Çitaku do të konsiderohet si armiqësore jo vetëm ndaj qeverisë së Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve vendas të saj. Vlora Çitaku politikisht do të luajë disa role qëllimkëqija ndaj Kosovës, në emër të diplomacisë shqiptare ajo do çojë në vend politikën e Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh me Serbinë, pastaj do të çojë në vend mini-shengenin e Ramës dhe Vuçiqit. Shkurt e qartë, Vlora Çitaku do mundohet të zbeh ambiciet politike ndërkombëtare e shtetërore të qeverisë së Kurtit e në anën tjetër do të ushqejë apetitet politike të Rames, Thaçit e Vuçiqit për shkëmbime territoresh e minishengenin e Vuçiqit me Ramën. Vlora Çitaku do jetë ministre edhe e Ramës, edhe e Thaçit dhe Vuçiqit”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat