“Deklarata skandaloze”, Isa Mustafës i vjen ‘goditja’ e fortë: Po e mbron bandën që i kreu vrasjet në LDK

Politika

“Deklarata skandaloze”, Isa Mustafës i vjen ‘goditja’ e fortë: Po e mbron bandën që i kreu vrasjet në LDK

Nga: P.R Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:02
Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës të garantojnë për lirimin me kusht të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ndër tjerash, Gjykata Speciale i akuzon edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë. Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, është shprehur ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E ndaj Isa Mustafës ka reaguar veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Image
Saim Tahiraj

“Kjo deklaratë skandaloze e Isa Mustafës është vazhdimësi e deklaratave dhe veprimeve të mëparshme të cilat tregojnë një qëndrueshmëri të pa lëkundur në mbrojtjen e kolegëve të tij, që nga lufta e deri më sot! Athua cili është motivi që e shtynë drejt kësaj dashurie dhe përkushtim të madh, në mbrojtjen e vazhdueshme të asaj bande që dyshohet për shumë veprime kriminale?”, shprehet Tahiraj.

Sipas tij, Isa Mustafa po e mbron, siç thotë Tahiraj “bandën” që akuzohet për vrasjen e anëtareve të LDK-së.

“Një gjë që po vërtetohet dita-ditës, është vërtet një motiv i fuqishëm që i jap elan dhe forcë në këtë luftë për mbrojtjen e pjesëtarëve të asaj bande! Për sa vite ishe kryetar i LDK-së, shumë personalitete të shquara të LDK-së dhe institucioneve shtetërore që drejtonte LDK-ja u vranë në pusi pikërisht nga pjesëtarët e atyre bandave! A nuk të mjaftuan shumë fakte që e dëshmojnë dhe vërtetojnë këtë: Listat e zeza me shumë emra që ishin dënuar me vdekje, të lëshuara nga shtabi i LPK-së, komunikatat që dënonin me vdekje për tradhti dhe kolaboracionizëm. Shumë emra nga këto lista u vranë!”, është shprehur Saim Tahiraj për “Bota sot”.

“Kërcënimet e drejtpërdrejta, si aji me kolonel Tahir Zemaj ,"do të luftoj me ty si me të shka". Kërcënimi ndaj Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi se, "me ty shumë shpejt do kryej punë", gjë që u realizua më vonë me atentat në Tiranë! Dënimet me vdekje nga e ashtuquajtura gjykata e UÇK-së! Këto fakte dhe shumë fakte tjera, a nuk ishin dëshmi të mjaftueshme për juve që të ju bindin për një të vërtetë të hidhur?”, thekson më tej Tahiraj.

Për fund, Tahiraj deklaron se deklarata e Isa Mustafës, është fyerje për të gjithë anëtarët e LDK-së.

“Së paku, bile mos me dhanë kësi deklarata provokuese dhe fyese për shumë familje që i kanë të vrarë më të dashurit e tyre? Deklarata e juaj ju bashkëngjit korit zhurmues të PDK-së për të kamufluar të vërteten që po pritet të dali në shesh nga Gjykata Speciale! Jeni zgjedhur kryetar nderi i LDK-së, por me këto deklarata fyese dhe veprime edhe më fyese keni dëshmuar se nuk e meritoni një titull të tillë. Un po e inkurajoj Fetah Rudin, të marri një nismë që ky titull nderi të ju merret, ndoshta duhet të formohet edhe një titull tjetër, aji i turpit. Mbase do ju shkon për shtati më mirë”, përfundon për “Bota sot” veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat