Sulmet ndaj Gërvallës/ Analisti tregon qëllimet e fshehta të opozitës – ka një kërkesë për ministren

Politika

Sulmet ndaj Gërvallës/ Analisti tregon qëllimet e fshehta të opozitës – ka një kërkesë për ministren

Nga: A.Z Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:54
Donika Gërvalla

Blerta Deliu, deputete e PDK thotë se qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla janë të papranueshme dhe ndaj kërkon shkarkimin e saj.

Debatet kanë nisur për shkak të disa qëndrimeve kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por edhe ndaj Rexhep Selimit që znj. Gërvalla ka mbajtur kohë më parë.

Lidhur me këtë, analisti politik Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se e gjitha kjo është duke ndodhur për të zbehur legjitimitetin e qeverisë. Ai thotë se dorëheqja e saj nuk ka efekte në politikë, madje e quan fatale nëse një gjë e tillë mbështetet nga kreu i qeverisë.

Tutje ka shtuar se Gërvalla duhet të kërkoj falje për këtë gabim logjik.

“Është e logjikshme edhe krejt normale që opozita me shfrytëzu rrugë të ndryshme për ta zbehur legjitimitetin e qeverisë, por jo një opozitë e tillë e cila ka keqqeverisur për njëzet vjet. Çdo lëshim i qeverisë është shans i mirë i opozitës për të kritikuar pushtetin, por edhe krejt legjitime për të kërkuar dorëheqje. Dorëheqja është moral, por jo në raste kur një deklaratë e tillë e ministres nuk ka efekte në politikën e brendshme, por as në atë ndërkombëtare. Do të ishte fatale nëse një qëndrim të gabuar të ndonjë ministri ta mbështeste kreu i qeverisë, por në raste krejt normale do të ishte mirë që ministrja të bënte kërkim falje për një gabim logjik, por jo i qëllimtë”, ka deklaruar Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat