Superioriteti politik i Albin Kurtit – ky veprim e ka ‘çoroditur’ Aleksandër Vuçiqin

Politika

Superioriteti politik i Albin Kurtit – ky veprim e ka ‘çoroditur’ Aleksandër Vuçiqin

Nga: A.Morina Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:27
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet ka lëshuar deklarata të ndryshme provokuese, siç ishte rasti i fundi me propagandën e për tërheqjen e trupave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Mirëpo, kryeministri Kurti po qëndron i ftohtë dhe indiferent ndaj deklaratave të Vuçiqit.

Siç duke, kjo heshtje e kryeministrit të Kosovës, po i pengon shumë Vuçiqit.

Lidhur me këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi tha se Vuçiq e ka humbur toruan e të logjikuarit sa që nuk di se çfarë flet ndaj Albinit e Kosovës.

Madje, Mehazi nuk u kursye duke i quajtur skizofrenike provokimet politike të presidentit serb.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

“Me ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës shihet se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka humbur toruan e të logjikuarit sa që nuk di se çfarë flet ndaj Albinit e Kosovës, sa më shumë që Albin Kurti bëhet shurdhmemec ndaj provokimeve të tij, presidenti i Serbisë bëhet aq më nervoz e psikolabil, që nga mohimi i dialogut të Kurtit në muajin maj, provokimet politike të Vuçiqit ndaj Kurtit e Kosovës janë bërë obsesione skizofrenike”, deklaroi ai.

Në vazhdim, Mehazi tha se sa më shumë që Kurti po heshtë, aq më shumë po ‘kallen’ serbët. Sipas tij, heshtja e Kurtit e ka vlerën e superioritetit e të arit apo diamantit politikë.

“Albin Kurti sa më shumë që hesht elita politike serbe aq më shumë kallen me deklaratat e tyre dështuese ndaj Kosovës. Teoria psiko-analitike thotë se heshtja medituese është mbi të folurit, se shpesh heshtja si në filozofi, psikologji, sociologji, dashuri e në politikë është më e fuqishme sesa të folmet provokuese, se heshtja e Kurtit ndaj provokimeve të Vuçiqit e ka vlerën e superioritetit e të arit apo diamantit politikë”, theksoi profesori.

Në fund, ai e përmendi edhe sekretin politik të heshtjes së kryeministrit Kurti që e ka çoroditur presidentin serb, Vuçiqin.

Gjithashtu, Mehazi radhiti edhe faktet që ë bëjnë Kurtin të pakuptueshëm e superior ndaj Vuçiqit.

“Pra, refuzimi i dialogut në maj, indiferenca e Albinit gjatë deklaratave për asociacionet serbe në Kosovë, indiferenca e Kurtit ndaj mini-shengenit serb, indiferenca e Albinit ndaj shkëmbimeve të territoreve, indiferenca e fundit e Albinit ndaj propagandës së tërheqjes së trupave të KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe aktakuza e qeverisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare ndaj krimeve serbe në Kosovë, politikisht Kurtin e ka bërë të pakuptueshëm e superior ndaj Vuçiqit aq sa u dogjën të dinë se çfarë mendon politikisht Albin Kurti ndaj tyre e nuk dinë se si të veprojnë politikisht me Albin Kurtin. Sekreti politik i heshtjes së Albin Kurtit e ka çoroditur Vuçiqin”, përfundoi, profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat