“Zbulohen” dy arsyet që Vuçiq kërcënoi publikisht Kosovën, paralajmërohet Kurti

Politika

“Zbulohen” dy arsyet që Vuçiq kërcënoi publikisht Kosovën, paralajmërohet Kurti

Nga: M.H. Më: 6 qershor 2021 Në ora: 21:32
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për dialogun me Kosovën, pas takimit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Matheë Palmer dhe emisarin special të BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq tha se ai bisedoi me Lajçak dhe Palmer për faltoret serbe në Kosovë dhe për situatën me energjinë elektrike në veri, duke paralajmëruar reagim të ashpër të serbëve nëse dikush do të provojë të bëj lojëra me këto çështje.

Në lidhje me këtë temë profesori universitar Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se deklarata kërcënuese e Vuçiçit pas takimit me ndërkombëtarët ndodhi për dy arsyje, së pari profesori thotë se është goditje për dy përfaqësuesit ndërkombëtar dhe së dyti është presion gjithashtu ndaj ndërkombëtarëce.

Image
Enver Bytyçi

“Pas bisedës dhe takimit me Palmer dhe Lajcak presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri një deklaratë kërcënuese kundër Kosovës. Dikur, kur bisedimet i udhëhiqte Thaçi, ai i koordinonte deklaratat me të dhe secili prej tyre shprehej në mbështetje të njëri-tjetrit. Dje Vuçiç kërcënoi hapur se do t’u bënte thirrje serbëve në Kosovë për të reaguar dhunshëm, nëse, nëse… Kurti nuk i bindet oreksit të Beogradit për ta krijuar Serbinë e Madhe. Së pari, më lejoni të them se deklarata e Vuçiç është goditje për dy përfaqësuesit ndërkombëtarë, me të cilët ai u takua dhe bisedoi në Beograd. Është shuplakë për Brukselin dhe Uashingtonin. Është deklaratë e stilit të Milosheviçit, kur të njejtat fjalë ia thoshte ambasadorit Richard Holbrook. Pra, është qëndrim i njohur i të gjithë politikanëve serbo-mëdhenj të shekullit të xx. Së dyti, duhet thënë se deklarata e presidentit serb është presion ndaj kancelarive ndërkombëtare. Pasi Vuçiç punoi kaq vite, një dekadë, për të forcuar pozitat nacionaliste e ultrashoviniste të politikës së Beogradit dhe të popullit e kishës serbe, tani e sheh se e ka të pamundur ta bindë opinionin serb për ta lëshuar Kosovën. Ndaj dhe kërcënon me destabilizimin e saj, nëse, nëse… qeveria e Kosovës nuk pranon zgjidhjet serbe për shtetin më të ri në Europë”, u shpreh profesori.

Më tej, profesori përmend rastin me energjinë elektrike që thotë se e ka kapur paniku nëse qytetarët e veriut i nënshtrohen kushtetues së Kosovës, prandaj Bytyçi thotë se Vuçiç nuk dëshiron që të përfshihen as tek energjia elektrike që qeveria e Kosovës ka marrë masa.

“Ai përmendi faltoret dhe energjinë ekektrike. Mesa duket pas pagesës së 11 milion eurove për energjinë që kanë konsumuar serbët në veri mga ana e qeverisë Kurti, presidenti i Serbisë shikon se çështja e energjisë në këtë pjesë të vendit do të sillet në rrgullin shtetëror, sipas ligjeve dhe kushtetutës. Ose së paku e ndjen këtë frikë. Prandaj nuk dëshiron që serbët e veriut të integrohen në rrjeshtin energjitik të Kosovës. Mosintegrimi është tregues se ky rajon „nuk i pranon institucionet e Kosovës“! Me këtë skemë ka vepruar Vuçiç gjatë më shume se një dekade. Dhe ia ka arrit që t’i bindë edhe serbofilët e Prishtinës e të Tiranës për atë se „Derisa serbët në veri nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, pse të mos ia japim këtë pjesë të vendit Serbisë“! Shkurt, shqiptarët pro-serbë dhe jo vetëm serbët, po e përdorin këtë diversion të Vuçiçit për të plotësuar interesat serbe e madje për të realizuar Serbinë e Madhe”, tha Bytyçi.

Ndër të tjera Bytyçi përmend kishat dhe manastiret që presidenti i Serbisë bën propagandë për to por që e njejta më nuk mund të jetë ttemë diskutimi pasiqë është e konsomuar.

Sipas profesori kishat dhe manastiret mund të jenë temë e nxehtë për të arritur një marrëveshje mes dy shteteve.

“Ndërkaq presidenti i Serbisë e di se si mund t’i mobilizojë sërishmi serbët kundër shqiptarëve. Janë kishat e manastiret. Tashmë nuk e ka mundëisnë të sajojë intriga si ajo me Martinovicin e vitit 1995. Prandaj përgatit opinionin serb se “shqiptarët janë rrezik për kishat e manastiret serbe në Kosovë”. Ka shqiptarë që i ndihëmojnë kësaj propaganda, kur kohë pa kohë flasin për atë se “kishat e manastiret serbe në Kosovë janë të origjinës shqiptare”, gjë që kërkon shumë prova. Madje edhe po të ketë prova, në këtë moment askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk do të kishte dëshirë të merrej me këtë temë. Kishat dhe manastiret duket se do të jenë pika e nxehtë e bisedimeve me Serbinë për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit. Palmer thoshte se është e mundshme një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve. Në fakt një marrëveshje e tillë ishte konsideruar ajo e prillit 2013. Por nuk rezultoi ashtu”, thotë profesori.

Profesori thotë se deklarata e Vuçiç është një diversion i hapur, ajo nuk adresohet kundër Kosovës, sa kërcënon SHBA-të dhe BE-në për destabilizimin e rajonit, e në këtë rast Kurti dhe krerët e institucionëve të Kosovës duhet të qëndrojnë të fortë.

Nuk është nevoja të flasin e të deklarohen për ta tensionuar situatën e për të marrë përsipër përgjegjësinë e dështimit të dialogut, shton më tej.

“Çdo marrëveshje që nuk pranon njohjen e ndërsjelltë, është marrëveshje që i jep kohë Beogradit për të intriguar dhe bërë diversion të shtuar kundër Kosovës. Deklarata e Vuçiç është një diversion i hapur. Ajo nuk adresohet kundër Kosovës, sa kërcënon SHBA-të dhe BE-në për destabilizimin e rajonit dhe krijimin e një vatre konflikti, e cila e çon në krizë të papërballueshme Europën. Ajo deklaratë drejtohet kundër Berlinit, i cili është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve. Prandaj Albin Kurti dhe krerët e institucioneve të shtetit të Kosovës duhet të qëndrojnë fort. Duhet të këmbngulin në të drejtën e tyre, të mbrojnë shtetin e shtetësinë, të mbrojnë pavarësinë e vendit dhe t’i dalin zot territorit e sovranitetit shtetëror. Nuk është nevoja të flasin e të deklarohen për ta tensionuar situatën e për të marrë përsipër përgjegjësinë e dështimit të dialogut. Këtë përgjegjësi duket se do ta marrë Aleksandër Vucic, nëse i referohemi deklaratev që ai bën”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat