Kurti për herë të parë përball Vuçiqit, analisti amerikan zbulon temën që do të diskutohet më 15 qershor

Politika

Kurti për herë të parë përball Vuçiqit, analisti amerikan zbulon temën që do të diskutohet më 15 qershor

Nga: A.Zh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:06
Daniel Serwer

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, do të vazhdojë më 15 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ky do të jetë takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, në kuadër të procesit të negociatave mes të dyja vendeve.

Nga BE-ja nuk kanë bërë të ditura temat që pritet të diskutohen në takim, por kryeministri Kurti, këmbëngul ky do të jetë “fillim i ri i dialogut”, e jo vazhdim i atij të “vjetrit”.

Derisa Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë formim të Asociacionit një etnik, presidenti serb ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel, nëse Kurti nuk dëshiron të flas edhe për këtë temë.

E gjasat për një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë takim, duket se janë të pakta. Këtë e deklaron edhe eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Serwer ka thënë se gjasat për një marrëveshje të madhe, janë të vogla.

Sipas tij, në këtë takim do të diskutohet për të zhdukurit e luftës dhe për agjendën e takimit të ardhshëm.

“Se a do të ketë marrëveshje të rëndësishme, ju duhet të pyesni Lajçak dhe Palmer. Por, unë mund të them, se perspektivat për një marrëveshje të madhe janë minimale. Unë mendoj se mund të ketë diçka për njerëzit e zhdukur, plus një marrëveshje për një agjendë të ardhshme”, ka thënë Serwer./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat