Alarmohet Kurti: Dredhitë e Serbisë të rrezikshme, analisti e ‘zbulon’ mënyrën se si mund të ‘zhbëhet’ komploti i Vuçiqit kundër Kosovës

Politika

Alarmohet Kurti: Dredhitë e Serbisë të rrezikshme, analisti e ‘zbulon’ mënyrën se si mund të ‘zhbëhet’ komploti i Vuçiqit kundër Kosovës

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Josep Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shumë herë prej se ka ardhur në krye të qeverisë se gjatë kohës sa do ta drejtojë qeverinë, do të miratohet Ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar gjithashtu se qeveria e tij do të bëjë të mundur themelimin edhe të institutit për krime të luftës.

Madje, ai javë më parë para deputetëve është zotuar se do të përgatisë edhe padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Analisti politik, Dedë Preqi, ka thënë se deklaratat e të parit të Qeverisë së Kosovës janë të drejta, dhe se sheh të rrugës se duhet paditur Serbia.

Mirëpo, Preqi në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij se Serbia dhe Aleksandar Vuçiq, do të bëjnë çmos, vetëm të mos paditen për të bëmat e veta kriminale dhe gjenocidiale.

Image
Dedë Preqi

“Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është e drejtë se duhet paditur Serbinë, për krimet që ka kryer në Kosovë, do të ishte e vetmja rrugë që do t’ia ulte kryet Serbisë dhe Vuçiqit, dhe e vetmja rrugë që këtë vend të krimit do ta zhvendoste në binarët normal, që do të ndikonte ndjeshëm në stabilizimin e Kosovës dhe Serbisë, por dhe stabilizimin e gjithë rajonit në Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Vuçiqi, do të bënte çmos, vetëm të mos paditen për të bëmat e veta kriminale dhe gjenocidiale, por kishte me qenë e domosdoshme që edhe vendet tjera të rajonit të mos heshtin, dhe të padisin edhe ato për krimet që ka kryer Serbia ndaj popullatës së tyre të pa fajshme, në mënyrë që një vend që shkaktoi krimit dhe gjenocid të mos përsëritët më, përndryshe edhe Serbia do të disiplinohet në një mënyrë, duke e marrë dënimin që i takon”, ka deklaruar opinionisti Preqi, për gazetën “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe kreun e Qeverisë së Kosovës se dredhitë e Serbisë janë shumë të rrezikshme, por, se ka zbuluar se vetëm me përkrahjen e SHBA-ve, por edhe ndihmën e BE-së, mundet ta ngushtojë rrethin dhe komplotin e Serbisë që ka kundër Kosovës.

“Truket dhe dredhitë e Serbisë, janë shumë të rrezikshme, dhe për t’u vënë përballë kësaj situate, si do që të jetë Kosova e përgatitur dhe mobilizuar me planet dhe projektet e veta politike e organizative, e ka të vështirë të tejkalojë labirintet që i krijon Serbia, vetëm me përkrahjen e SHBA-ve, por edhe ndihmën e BE-së, mundet ta ngushtojë rrethin dhe komplotin e Serbisë, që ka kundër Kosovës. Është shumë absurde, nëse nuk paditet Serbia për krimet dhe gjenocidin që ka shkaktuar në Kosovë dhe vendeve tjera të Ballkanit, kjo padi nuk ka të bëjë thjeshtë kundër një etnie, apo kundër popullit serb të pa fajshëm, por ka të bëjë me politikën fashiste dhe kriminelët e saj, e cila mitin serb e ka shndërruar në luftë kundërnjerëzore dhe kulturë tipike raciste”, tha me tej ai.

Në fund, Preqi ka theksuar se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës duhet të gjejë mekanizma të mundshëm që ta padisin Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Prandaj, Kosova dhe qeveria e saj duhet të gjejnë mekanizma të mundshëm që ta padisin Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse ekziston pengesa e natyrës juridike, se vetëm vendet anëtare që e kanë statusin e anëtarit të Kombeve të Bashkuara, mund të ushtrojnë padi, por padia për gjenocid ndaj Serbisë, është e domosdoshme që të realizohet, sepse bëhet fjalë për krime të rënda dhe gjenocid kundër njerëzimit, përndryshe nuk mund të ketë paqe afatgjate mes palëve, që përfshinë edhe rajonin dhe më gjerë”, ka deklaruar njohësi i cështjeve politike, Dedë Preqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat