Shkarkimi i Valdete Dakës, shënon fillimin e rrënimit të krimit të instaluar nga SHIK-u

Politika

Shkarkimi i Valdete Dakës, shënon fillimin e rrënimit të krimit të instaluar nga SHIK-u

Nga: N.Sh. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:41
Valdete Daka dhe Vjosa Osmani

Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar nga posti i saj, kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

Ky shkarkim i saj, bëri bujë në Kosovë.

Shumë kush nuk u pajtua me këtë, disa e quajnë shkarkim politik, e disa shkarkim të merituar.

Për shkarkimin e saj PDK-ja ka mbledhur 30 nënshkrime të deputetëve të cilat pastja do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për të marr mendimin e saj, se kishte apo jo të drejt Osmani të shkarkoj Dakën.

Megjithatë, shkarkimi i Valdete Dakës po vlerësohet si një hap i rrënimit të krimit.

Pas shkarkimit të saj, po kërkohet që KQZ të përgatitet për zgjedhjet lokale, të cilat do të jenë në vjeshtën e këtij viti.

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, thotë se, Qeveria duhet t’i luftoj të këqijat e vendit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Qeveria duhet të filloj nga aty ku i kanë shënjestrua ato raste, edhe ashtu nga diku duhet të fillohet, prandaj edhe shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së është sinjal i fuqishëm i fillimit të rrënimit të kupolës së krimit të infiltruar e instaluar në procesin më të rëndësishëm të themelimit të institucioneve, krimit në zgjedhje dhe abuzim të votës qytetare”, thotë Tërnava.

Sipas tij, ky shkarkim i Dakës, Qeverisë pas 100 ditëve do t’i shërbej si motiv shtesë, që qytetarët të dalin në zgjedhje të lira, pa frikë se do të bëhet tjetërsimi i votës.

“Pra, qytetarët nuk do të frikësohen më për vjedhje të votës, derisa njeriu më përgjegjës i ngulitur aty nga SHIK-u ilegal dhe Hashim Thaçi nuk do të ketë mundësi abuzimi dhe lojë interpretimi sipas interesit të grupit kriminal që përfaqëson për devijim të votës dhe vullnetit qytetar. Ky fillim i shkarkimit të Valdete Dakës duhet të kuptohet vetëm si një fillim i parë i dekriminalizimit të institucioneve të kapura për dy dekada nga krimi i organizuar, një zotim top elektoral që ishte dhënë edhe zgjedhjet e fundit parlamentare, si nga kandidati për kryeministër, edhe nga Vjosa Osmani, kandidate për Presidente që arriti ta fiton mbështetjen edhe për këtë pozitë”, pohon tutje ai.

Tërnava shton se, duhet të shfrytëzohet kjo periudhë kohore e përgatitjes për zgjedhjet lokale, për një reformim dhe ristrukturim të shpejtë të KQZ-se, sepse janë në dispozicion plot 5- 6 muaj në pritje të mbajtës së zgjedhjeve, nga dita që ato u shpallen nga ana e Presidentes.

“Nuk është tani befasi kur pozita ndërmerr veprime të tilla sikur në këtë rast të shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, sepse për këto premtime që kjo qeveri do të ndërmerr veprime të tilla ndaj atyre që nuk i kanë krye obligimet ligjorë, në përputhshmëri të ligjet, kjo qeveri i ka fitua votat e elektoratit mbi 50%, edhe që nënkuptohet se opozita për të gjitha veprimet që i ndërmerr kjo qeveri, kanë me i pas akuzat e lloj llojshme të tyre, se nuk ju vjen atyre mirë që njerëzit e tyre që kanë punua për interesat e tyre, tani kjo qeveri po ua shkarkon nga ato poste që i kanë keqpërdorur pozitat e tyre në interes të tyre. Për këtë qeveri në pushtet ky është vetëm fillimi, prandaj opozita jo rastësisht gjendet tani në penikë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat