Shkarkimi i Dakës “shuplakë” për PDK-në, analisti befason me sondazhin që jep për zgjedhjet lokale

Politika

Shkarkimi i Dakës “shuplakë” për PDK-në, analisti befason me sondazhin që jep për zgjedhjet lokale

Nga: M.H. Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:18
Valdete Daka

Javë më parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga posti i kryetarës së KQZ, Valdete Dakën.

Në vendimin e Presidentes Vjosa Osmani, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur dhe se Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme më 14 shkurt 2021, e ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

Menjëhere pas shkarkimit të Dakës të frullshme ishin reagimet nga opozita duke mos qenë të dakord për këtë vendim, shkruan “Bota sot”.

Ajo që u dëmtua më së shumti është PDK-ja pasi dim që Daka ka qenë gjithmonë në miqësi me PDK-në.

Gjithashtu edhe në zgjedhjet lokale ajo si duket do të dëmtohet më së shumti.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se Daka do të duhej të shkarkohej shumë më herët sepse ka qenë në shërbim të interesave të Thaçit dhe PDK-së.

Image
Adem Bytyçi

“Shkarkimi i zonj.Daka nga posti i kryetarës së KQZ-së, me vendim të Presidentës Osmani , ishte i domosdoshëm edhe pse i vonuar. Zonj. Valdete Daka, jo vetëm që ka qenë emëruar në postin e kryetarës së KQZ-së, nga ish Presidenti Thaçi, por nuk ka dyshim se ka qenë në shërbim të interesave të tij politikë dhe interesave të ish partisë së Thaçit dhe PDK-së”, u shpreh analisti.

Analisti shton se reagimet e PDK-së të menjëhershme tregojnë se kjo lidhshmëri ka qenë gjithmonë mes Dakës e atyre dhe se në zgjedhjet lokale PDK-ja nuk do të korr suksese.

“Prandaj reagimi i PDK-së, kundër vendimit të shkarkimit të Dakës nga posti në fjalë nga presidentia Osmani e ka "arsyen" e vetë politike. Edhe pse dyshimi ekziston , nuk mundet të pohohet me saktësi se largimi nga ky post i zonj.Valdete Dakës ,do të dëmtojë PDK- në, në zgjedhjet e ardhshme lokale ,sepse edhe ashtu PDK-ja, nuk do të korr ndonjë sukses spektaluar në zgjedhjet lokale që do të mbahen se shpejti për shkaqe që dihen”, tha Bytyçi.

Ndër të tjera ai shton se edhe diaspora i është gëzuar shkarkimit të Dakës pasiqë vendimet e saj në zgjedhjet e fundit iu kanë shkaktuar shumë kokëçarje.

Në fund analisti ia përmend Dakës edhe pasurinë që e ka krijuar gjatë mandatit të saj e që për ta arsyetuar do ta ketë vështirë sidomos në procesin e VETTING-ut.

“Shkarkimin e zonj.Valdete Dakës nga posti kryetarës së KQZ, e kanë duartrokitur Diaspora e Kosovës ndonëse vendimet e zonj. Valdete Daka, në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, i kanë shkatuar kokëçarje dhe maltertime të pa nevojshëm diasporës në procesin e votimeve . Zonj. Valdete ,për t'i bërë nderë vetit do duhej të vetëdorëhiqej nga posti i kryetarës së KQZ-së, e jo ta detyrojë presidenten ta shkarkojë...Gjithashtu vlen të cekët zonj. Valdete Daka e ka një pasuri maramendëse , të cilën e ka realizuar gjatë mandatit si Kryetare e KQZ-së, të cilën e ka vështirë ta arsytojë në rast se do t'i nënshtrohej procesit VETTING-ut”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat