Flet për “Bota sot” ish-bashkëpunëtori i Rugovës: Ky është interesi kryesor i Serbisë nga dialogu, ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje

Politika

Flet për “Bota sot” ish-bashkëpunëtori i Rugovës: Ky është interesi kryesor i Serbisë nga dialogu, ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje

Nga: N. H Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:35
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK-së, Alush Gashi, ka deklaruar se në interes të shtetit të Kosovës është që sa më parë të arrihet një marrëveshje për njohje nga ana e Serbisë.

Kurse, konsideron se për palën tjetër, në këtë rast për Serbinë, në interesin e saj ështrë që bisedimet mos të përfundojnë me marrëveshje.

Image
Alush Gashi

“Është në interes të vendit tonë mbyllja e këtij procesi me arritje të marrëveshjes me njohje. Interesi i palës tjetër është që çështjet të mbesin të hapura, bisedimet mos të përfundojnë me marrëveshje. Procesi mund të mbyllet suksesshëm nëse Kosova punon ngushtë më ShBA-të dhe aleatet e tyre. Injorimi dhe kryeneçësia ndaj partnerëve strategjik sjellë dështim dhe pasoja. Ju përkujtoj së në negociata fiton atë që je i aftë të negociosh, jo atë që mendon së të takon. Andaj, në negociata duhet shkuar i përgatitur. Delegacioni i Kosovës është në pozitë të volitshme, sepse ne mandatin negociues për pakicën serbe i pranon standardet më të larta të vendeve me demokraci të konsoliduar. Delegacioni ynë të jetë pro aktivë, që sa më parë të përfundojë ky proces”, ka thënë Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, Gashi ka bërë me dije se në asnjë rast nuk bënë të harrohen të arriturat e deritanishme, pasi që sipas tij, të gjithë këto janë të arritura edhe fal angazhimit të partnerëve të Kosovës.

Krejt në fund, Gashi ka nënvizuar se ka ardhur momenti që të arrihet marrëveshje më njohje reciproke.

“Nuk duhet harruar së të arriturat e deritanishme në Kosovë, janë të arritura edhe fal angazhimit të partnerëve tonë strategjik. Andaj, në këtë kohë shumë të rëndësishme duhet punuar së bashku më partnerët dhe në asnjë mënyrë mos të neglizhohen këshillat dhe përpjekjet e tyre. Për një dekadë negociatat kanë shërbyer për menaxhim të mosbesimit. Është koha që të arrihet marrëveshje më njohje reciproke dhe shtensionim të raporteve mes dy vendeve”, është shprehur zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alush Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Intervistën me ish-ministrin e Shëndetësisë, Alush Gashi, mund ta lexoni sot, në gazetën “Bota sot”, në versionin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat