Mes Kosovës dhe Serbisë janë dy çështje të kundërta / Analisti e ‘zbulon’ pse nuk ka marrëveshje, flet edhe për planin e frikshëm serb

Politika

Mes Kosovës dhe Serbisë janë dy çështje të kundërta / Analisti e ‘zbulon’ pse nuk ka marrëveshje, flet edhe për planin e frikshëm serb

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:35
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Sot është mbajtur takimi i dytë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ata nuk u morën vesh për asgjë. I vetmi dakordësim ishte që bisedimet të vazhdojnë, shkruan “Bota sot”.

Madje kryeministri Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i ofroi një marrëveshje ose Deklaratë të paqes, por që ky i fundit e refuzoi atë duke mos e shikuar fare.

Profesori Muhamet Kelmendi, për “Bota sot” ka komentuar takimi duke thënë se, nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq nuk pritej ndonjë hap pozitiv.

“Ishte një takim në vazhdën e takimeve tjera dhe natyrisht se nuk pritej ndonjë hap pozitiv në kuadër të dialogut me shtetin kriminal serb. Qëndrimet jane shumë larg njëra-tjetrës palë. Në këto ndikon shumë politika neoshoviniste serbe”, ka thënë profesori.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë janë dy çështje të kundërta.

Ato janë që Serbia dëshiron ripushtimin e ndarjen e Kosovës, kurse Kosova është për pavarësinë e vet të shpallur dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.

“Serbia dëshiron ripushtimin a ndarjen e Kosovës. Ndërsa, Kosova është për pavarësinë e vet të shpalluar dhe për ruatjen e karakterit unitar të shtetit. Janë këto dy çështje të kundërta. Është mirë që edhe një propozim shumë i rëndomtë kundruar gjendjes, Deklarata e paqes në mes Kosovës e Serbisë, sepse për paqe garantojnë NATO, që u refuzua nga pala serbe dhe nga krimineli Vuçiq”, tha ai.

Kurse, në fund, ka bërë me dije se Kosova është shtet i pavarur, dhe vetëm si shtet futet në dialog me shtetin serb.

“Kjo tregon se Serbia nuk dëshiron zgjidhje të çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se punon për ripushtim e ndarje të Kosovës. Asnjërën nga këto qëndrime nuk mundet Republika e Kosovës t’i pranon, Kosova është shtet dhe vetëm si shtet futet në dialog me shtetin serb. Rrugë tjetër nuk ka”, përfundon profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Kujtojmë se takimi i radhës në nivelin e delegacioneve do të mbahet në fund të gushtit, ndërsa në shtator do të mbahet raundi i tretë Kurti – Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat