“Nëse jo në tavolinë, atëherë me luftë!”, kërcënimi i hapur i Serbisë – a po vihet në rrezik kufiri i Kosovës!?

Politika

“Nëse jo në tavolinë, atëherë me luftë!”, kërcënimi i hapur i Serbisë – a po vihet në rrezik kufiri i Kosovës!?

Nga: A.Morina Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:26
Ushtar i Kosovës

Serbia si gjithnjë po vazhdon me provokimet e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shteteve të rajonit.

Ajo këtë radhë, zgjodhi ministrin e Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin për ta lansuar provokimin e radhës, shkruan "Bota sot".

Vulin me rikthimin e idesë për “Botën serb”, goditi në një pikë të ndjeshme të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku natyrisht që reagimet ishin të menjëhershme dhe e kundërshtuan fuqishëm këtë ide.

Analisti politik nga Gjermani, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” idenë e Aleksandër Vulinit për “Botën serbe” e vlerësoi si kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovës.

Sipas tij, “Bota serbe” është një paralajmërim i Serbisë që në rast se nuk i realizojnë synimet pushtuese në paqe, në tavolinë, atëherë i realizojmë me luftë!

Image
Analisti politik nga Gjermani, Idriz Zeqiraj

“Ideja çmendurake e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, e lansuar, më saktë, e bagluar, pas takimit të dështuar, për fajin e palës serbe, Kurti-Vuçiq, është një provokim dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. "Bota serbe", që nënkupton "bashkimin e serbëve në një shtet të vetëm", i paralajmëron shqiptarët se, "nëse nuk i realizojmë synimet tona pushtuese në paqe, në tavolinë, atëherë i realizojmë me luftë!"”, deklaroi analisti.

Megjithatë, Zeqiraj u shpreh se duke ditur se mbrojtja e kufirit Kosovë-Serbi, garantohet nga KFOR-I, atëherë niveli i rrezikshmërisë nga Serbia është i ulët.

“Realisht, më shumë se mundësi, kjo është një ide naive, megallomane e trutharit Vulin. Sipas marrëveshjes ndërkombëtare, FSK (Forca e Sigurisë të Kosovës), bëhet ushtri e mirëfilltë pas 10 (dhjetë) vitesh, nga data e krijimit të saj. Deri atëherë, mbrojtja e kufirit Kosovë-Serbi, garantohet nga KFOR-i. Rrjedhimisht, nuk mund të këtë rrezikshmëri të afërt nga fqinji i pabesë serb. Sepse e ka provuar disfatën e turpshme tej dy dekada më pare”, theksoi ai.

Mirëpo, krahas kësaj analisti nga Gjermani kërkoi nga institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të papriturat e mundshme, pasi Veriu i Mitrovicës është ‘fuqi baruti’.

Po ashtu, Zeqiraj paralajmëroi se realizimi i ëndrrës çmendurake për Serbinë e Madhe do të ishte varr për popujt ballkanik.

“Sidoqoftë, Kosova duhet të jetë vigjilente, syçelë dhe në gatishmëri, për të papriturat e mundshme. Veriu i Mitrovicës, i anashkaluar, qëllimshëm, dhe me pazaret e dyshimta serbo-franceze dhe Thaçi, si argat i tyre, mbetet gjithëherë fuqi baruti. Filmimet, regjistrimet premtuese mashtruese e demagogjike, të Hashim Thaçit, te Ura e Ibrit, dy dekada më parë, janë dëshmi e tradhtisë së madhe, të cilën vazhdon ta vuajë populli i Kosovës.

Funksionimi i kësaj ideje, pra, i "Bota serbe", e proklamuar me bujë e pompë, nga kryepolici serb Vulin, do të ishte realizimi i ëndrrës çmendurake serbe, për Serbinë e Madhe dhe varr i popujve ballkanikë”, nënvizoi analisti.

Në fund, ai zbuloi edhe pretendimet e shtetit serb, për territoret e të gjitha shteteve fqinje, pa përjashtime.

Por, ai i vlerësoi lartë reagimet e shteteve të rajonit ndaj idesë së Vulinit për “Botën serbe”

“Ndërkohë, Serbia, me strategjinë e bashkimit të serbëve, në një shtet, së fundi, bënë sondazhin-provokues, për të parë reagimin e popujve ballkanikë, sa janë të gatshëm, për t`u përballur me agresorin e dëshmuar - Serbinë fashizoide, kur dihet se ajo po merr rolin e xhandarit rus në Ballkan. Tashmë, dihet që Serbia ka pretendime për territore, madje, në të gjitha shtetet fqinje, pa përjashtim. Andaj, reagimi i këtyre shteteve ishte i menjëhershëm dhe dënuan fuqishëm idenë "Bota serbe", të ministrit Vulin, nxënës besnik i kriminelit Millosheviç!

Poeti-hero, çek, Julius Fuçik, para togës pushkatare naziste, thërriste: "Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!"”, përmbylli Idriz Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat