“Argatët e SHIK-ut dhe PRONTO-s”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon skenarin: Ja si të kapen kokat e rrjeteve të krimit të organizuar në Kosovë

Politika

“Argatët e SHIK-ut dhe PRONTO-s”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon skenarin: Ja si të kapen kokat e rrjeteve të krimit të organizuar në Kosovë

Nga: N.Sh. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:50
Naim Miftari, Adem Grabovci, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, të gjithë sabotorët e PRONTO-s dhe të mafias politike në Kosovë, në 20 vitet e fundit të largohen nga komisionet parlamentare ku bëhen ligjet në Kosovë.

Miftari thekson se, përveç tyre, duhet edhe skeserët e oligarkëve të largohen nga Ministria e Drejtësisë nga ato pozicione, pasi konsideron se aty janë lënë qëllimisht dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me ndihmen e tyre për ligjet e reja apo drejtësinë, por për të sabotuar e ngadalësuar si dhe ndaluar plotësisht nëse kanë hapësirë ato ligje, që nuk janë në dobi të tyre.

“Puna e dy grupeve punuese të Ministrisë së Drejtësisë për ta përfunduar pakon e dy ligjeve Anti-Korrupcion, për Konfiskimin e pasurisë dhe ligjin Vetting, me siguri që është një vonesë- zhagitje e qëllimshme që po bëhet përmes pengesave të ndryshme të brendshme. Mos hartimi i këtyre draftligjeve dhe mos dërgimi më i shpejtë në qeveri për miratim, është me ndikim negativ. Çdo vonesë e mëtejme do të ketë pasoja për shtetin e Kosovës. Kurse këto vonesat janë të qëllimshme dhe tregon se në mesin e grupeve punuese ka edhe individ që qëllimisht e ngadalësojnë apo edhe e ndalin krejt procesin e procedimit të shpejtë në qeveri të këtyre draft ligjeve”, vlerëson Miftari.

Sipas tij, në këto komisione ka plot argat të SHIK-ut dhe të Thaçit e Grabovcit.

“Në këto komisione ka plot argat të SHIK-ut, të argatëve të sistemeve të vjetra, të ish komunistëve jugosllav, por sidomos ka shumë argat të Prontos të Hashim Thaçit e Adem Grabovcit me shokë të cilëve aspak nuk ju konvenon as VETTING-u por nuk ju konvenon sidomos Ligji për konfiskimin e pasurive të paligjshme. Sidomos argatët e Prontos e të krimit të organizuar politikë janë prezent në mekanizmat e KPK-së dhe të KGJK-së të cilat janë kryekëput punonjës e sekser të ish pushtetarëve të më hershëm, sidomos të PDK, LDK, AAK”, thekson ai.

Ai thotë se, nuk po e kupton Ministrinë e Drejtësisë pse nuk vendos afate kohore apo kontrolle monitorime më të afërt të këtyre komisioneve për përfundimin sa më të shpejtë të këtyre drafteve ligjore ku çdo vonesë e pa justifikueshme do të dënohej me masa ligjore.

 

“Vendi jonë nuk duhet me lejue që të mbetet peng i statuskuos të krijuar nga sekserët e pushteteve të kaluara të Thaçit, Mustafes, Haradinajt , Hotit. Sa më shpejtë të bëhen ligjet aq më shpejtë do të instalohet sundimi i ligjit dhe drejtësia në Kosovë, ligji duhet të jetë i njëjtë si për qytetarin, si për politikanin, si për milionerët e oligarkët politikanë të korruptuar e mafioza. Sa më shpejt të bëhen ligjet aq ma shpejt do të sundonte ligji dhe drejtësia në Kosovë për ti ndjekur dhe kapur kokat e rrjeteve të krimit të organizuar”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat