“Edi Rama si Esat Pashë Toptani”- vjen ‘goditja’ e rëndë për kryeministrin e Shqipërisë – ja pse po e përkrah Serbinë!

Politika

“Edi Rama si Esat Pashë Toptani”- vjen ‘goditja’ e rëndë për kryeministrin e Shqipërisë – ja pse po e përkrah Serbinë!

Nga: A.Morina Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, tre iniciatorët e Mini Shengenit.

Sot, në Maqedoni u mbajt forumi për ‘Minishengenin Ballkanik’, në të cilin morën pjesë vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendje më të madhe dhe shkaktoi reagime të shumta ishte afërsia e jashtëzakonshme e kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiq.

Madje, në disa deklarata, siç është ajo për ndihmat e tërmetit, Edi Rama ia mbante anën Serbisë dhe nënvlerësonte Kosovën

Kurse, opinionisti nga Shqipëria, Skënder Kapiti doli kundër këtyre qëndrimeve dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me Aleksandër Vuçiqin dhe Zoran Zaevin.

Ai nuk e kuptoi se çfarë po e shtyn Ramën drejt një procesi pro-serb, siç është ‘Minishengeni Ballkanik’, kur qëllimi i Shqipërisë është anëtarësimi në BE. Sipas Kapitit, shqiptarët duhet të i thellojnë marrëdhëniet me me Italinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, dhe jo me Serbinë.

Image
Opinionisti nga Shqipëria, Skënder Kapiti

“Cili dhe çfarë zori e detyroi Edi Ramën për ideimin dhe për këmbenguljen e tij për minishengenin neo-jugosllav, kur Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë anëtarësimin në BE, dhe pse Rama vrapon drejt Beogradit kur shumë më mirë për interesat e Shqipërisë, Kosovës e të shqiptarëve do të ishin marrëdhëniet me Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Greqinë si anëtare të BE-së, si dhe ato me aleatin tjetër të madh rajonal, me Turqinë. Nëse do të duhej një ‘Minishengen Ballkanik’ , më i arsyeshëm do të ishte një i tillë mes Shqipërisë-Malit të Zi-Kosovës-Maqedonisë-Kroacisë e Sllovenisë pa Serbinë, pasi këto janë edhe de fakto shtete të Ballkanit Perendimor, dhe tre prej tyre janë edhe anëtare të BE-së”, deklaroi ai.

Kapiti tha se kjo është një lëvizje kundër shqiptarëve dhe ‘thikë pabesie’ për Kosovën. Ai afërsinë e Ramës me Vuçiqin e krahasoi me marrëveshjet e dikurshme të Pashiqit me Toptanin e Zogun dhe Titos me Enverin.

Pse kjo lëvizje e mbrapshtë dhe kundër interesave të shqiptarëve dhe si thikë pabesie për Kosovën?!

“Vuçiqi marrëveshje me Ramën, si dikur Pashiqi me Toptanin e Zogun dhe Tito me Enverin, por pa harruar as Nanon; ku në takimin Nano-Millosheviç ai e “caktoi” për kryeqytet të Kosovës Beogradin. Pra si gjithmonë politika e Tiranës për Kosovën është sjellë dhe sillet si “politika” e njerkës”, theksoi ai.

Në vazhdim analisti përmendi një deklaratë të Vuçiqit për Edi Ramën dhe procesin e Minishengenit, ku tha se duke u bazuar në këto kuptohet se të gjitha marrëveshjet janë pro serbë.

Madje, Kapiti vlerësoi se kryeministri Rama atë që nuk e bëri për 8 vite me Kosovën, e bëri me Serbinë e Maqedonin.

“Vuçiq për Minishengenin dhe për Ramën: “Unë jam një mbështetës i zjarrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peisazhin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta dërgojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%”, u shpreh Aleksandër Vuçiç.

Po t’i shikojmë të gjitha marrëveshjet dhe marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Jugosllavi(Serbi), që me Esat Toptanin, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën janë pothuajse të tilla: pro serbe.

Atë që Edi Rama nuk e bëri për 8 vite me Kosovën e bën me Serbinë e Maqedoninë”, përmbylli Skënder Kapiti, përcjell “Bota sot”.

Në forumin e Maqedonisë që u mbajt sot me 29 korrik, Vuçiq, Rama e Zaev nënshkruan marrëveshjen për:

Fuqi të lirë punëtore, me të cilën qytetarët e tre shteteve do të mund të punojnë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut pa ndonjë leje pune që deri tani është dashur që ta marrin nëpër zyrat e punës nëpër institucione apo zyrat e policisë. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.

Bashkëpunimi për rajon të gjelbërt është marrëveshja e tretë e nënshkruar mes tre vendeve për të realizuar aktivitete të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e parqeve nacionale. Në këtë marrëveshje hynë edhe aktiviteti i përbashkët në raste të katastrofave humanitare. Tre shtetet do të përballen me katastrofat humanitare nëse do të ndodh në të ardhmen në Shqipëri, Serbi ose Maqedoni të Veriut. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.

Heqja e kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara sot nga zyrtarët e tre shteteve. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat