“Kurti si një uragan”, çfarë po paralajmërohet për Serbinë

Politika

“Kurti si një uragan”, çfarë po paralajmërohet për Serbinë

Nga: M.H. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:59
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Dialogu Kosovë-Serbia pritet të rifillojë përsëri pasiqë takimi I fundit nuk arriti të sjellë një bised produktive mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti arriti që edhe në këtë takim të i “përplaste” të githa dëmet që Serbia i ka bërë Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Por pavarësisht që Kurti nuk la hapësirë për Serbinë kritikat e opozitës po vazhdojnë për të, duke kritkuar qasjen e tij karshi Serbisë.

Në lidhje me kritikat e opozitës që Kurti ka marrë nga opozita për “Bota sot”, ka folur opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili u shpreh Kurti nuk i është frikësuar dialogut siç po pretendon opozita.

Sipas tij Serbia ka mbetur e tronditur nga Kosova në këtë takim, pasi Kurti arriti të heshtë Serbinë dhe kështu duke hapur rrugë Kosovës për të treguar gjitha dëmet që ka pasur gjatë gjenocidit të Serbisë.

Image
Binak Maxharraj

“Albin Kurti nuk iu frikësua dialogut siç po pretendon opozita e shkallmuar e Kosovës, e cila e ka humbur busullën e të qenurit në opozitë, sepse nuk po mund e gjen vetë si opozitar. Por kjo mopozitë është aq fortë e trondituar saqë i ka humbur edhe rruga në oborrin e vetë duke rrah ujë në havan. Është aq e tronditur dhe e çorientuar saqë po e bënë arganin e Serbisë, por edhe është rreshtuar në anën e Serbisë duke bërë sehire, bash si Serbisë, për dështimin e dialogut dhe të vetë kryeministrit Albin Kurti. Por Albin Kurti është i fortë atë nuk mund e thyen as Serbia e as opozita që po i rrinë në krahë Serbisë po e ndihmon atë, po i del zot në çdo moment, që Albin Kurti të dështoj” u shpreh profesori.

Në fund, ai shton se Kurti nuk do të dështoj në këtë dialog, sipas tij Kurti është më I fortë se Serbia dhe opozita pasi ka forcën e popullit dhe kjo do ta ndihmojë të bëjë ndryshimet rrënjësore në shtetin e Kosovës.

“Por jo, nuk dështon Albin Kurti sepse Albin Kurti është si uragani, si stuhija si zerzelja i cili fshijn çdo gjë që i del përpara. Albin Kurti është më i fortë se sa Serbia, më i fortë se sa opozita, sepse Albin Kurti e ka pas forcën e popullit i cili ia dha besimin për të bërë ndryshime rrënjësore nga kapsit e shtetit të cilët sot po luajn rolin në opozitë si bishat e egra”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat