“Edi Rama po e vazhdon rrugën e tradhtisë së Esat Pashë Toptanit dhe Enver Hoxhës”

Politika

“Edi Rama po e vazhdon rrugën e tradhtisë së Esat Pashë Toptanit dhe Enver Hoxhës”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 21 gusht 2021 Në ora: 10:06
Esat Pashë Toptan, Edi Rama dhe Enver Hoxha. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në kohën e Hashim Thaҫi, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte një raport shumë të mirë me të, e që e bënte të kuptohej se të njëjtin raport e kishte edhe me shtetin e Kosovës. Mirëpo pas ndërrimit të udhëheqësisë së Kosovës, u pa e vërtetë e raporteve të Ramës karshi Kosovës.

Tash me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, Rama po shfaq një tjetër ‘fytyrë’ me shtetin amë. Duke qenë se po bashkëpunon fort me shtetin armik të Kosovës, Serbinë dhe kryeministrin e saj, Aleksandër Vuҫiqin, bashkëpunëtorin e kriminelit Millosheviҫ që kreu gjenocid në Kosovë, Rama po i jep ‘krahë’ për krimet e kryera. Për një raport të mirë me Serbinë, e dëshmoi edhe ftesa për këngëtarin serb, Goran Bregoviҫ në Festivalin e Birrës që po mbahet këto ditë në Korҫë.

Publicistët dhe njohësit e politikës në vend kanë vlerësuar sjelljet e kryeministri Rama ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurtit.

Zeqiraj: Monstrumi Rama po e vazhdon traditën e bashkëpunimit me shtetin armik, Serbinë

Kështu, publicisti Idriz Zeqiraj, thotë se kronologjia e të bëmave të Ramës është gjithnjë në dëm të Kosovës.

Image
Idriz Zeqiraj

“E gjithë kjo kronologji e zezë, tejet domethënëse, të goditjeve, në vijimësi, të dhënë Kosovës, nga shteti amë, së fundi, na japin produktin - monstrumin Rama, për t`u mos u ndërprerë tradita e bashkëpunimit me shtetin armik, Serbinë, gjithnjë, në dëm të Kosovës”, vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë tutje se bashkëpunimi pragmatik, për interesa reciproke, me transparencën e duhur për popullin, qoftë edhe i shteteve armike, është normale për bashkëjetesë dhe fqinjësi korrekte. Por, afrimi, apriori, i Shqipërisë me Serbinë, në një kohë kur cinizmi përçmues i Serbisë ndaj Kosovës është kulmor, është larg të qenit veprim normal.

“Është rrjedhë logjike se afrimi dhe koordinimi i veprimeve të Shqipërisë me Serbinë, pa e konsultuar paraprakisht Kosovën, lënë për të dyshuar për shumëçka dhe largon Kosovën nga politika e shtetit amë. Dhe, kjo është krejt e panatyrshme, në marrëdhëniet ndërmjet vëllezërve. Projekti Ballkani i hapur, i kryeministrit Rama, "Ballkani i hapur", është provokimi i radhës ndaj Kosovës’”, thekson ai.

Ai thotë tutje se, Kosova ka toleruar shumë qeverinë Rama dhe ka heshtur për veprimet e saj fatale, unike në botë, është manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti në Shqipëri.

“Abuzimi me identitetin të 90 mijë familjeve në Shqipëri, me ndërhyrjen brutale të "patronazhistëve", është, padyshim, një akt i rëndë për demokracinë. Dhe, megjithatë, Evropa dhe bota "heshti si peshku"! Skajmërisht e turpshme për heshtakët e qëllimshëm. Po t`i ndodhte kjo një partie tjetër, do të bëhej nami, do ta merrte vesh "Shkup e Shkodër!" E gjithë kjo maskaradë bëhet, për ta mposhtur rezistencën e Kosovës, në përballjen politike me Serbinë fashizoide”, thotë Zeqiraj për ‘Bota sot’.

Maxharraj: Edi Rama moti ka hipur në trenin e çetnikut Vuçiq për t’i gllabëruar asetet e rëndësishme shqiptare

Ndërkaq, analisti Binak Maxharraj duke folur për Edi Ramën thotë se rrëmbyeshëm erdhi në pushtet me vota e pavota apo edhe të falsifikuar një Zot dinë. Edhe ky për këto shtatë vite sa është në pushtet krijoj dinasti monetare, pasuri të tundshme dhe të patundshme për vete i cili krijoj dinasti të krimit të organizuar që përmes tyre dhe së bashku me ta u ngjitë ne majën e kupolës se krimit dhe të korrupsionit.

Image
Binak Maxharraj

“Ardhja e tij në pushtet ishte më tepër një fatkeqësi për popullin shqiptar, sepse ai pos korrupsionit magaloman u ngjitë edhe në politikën korruptive të vendit duke lidh fije interesi me liderët e korruptuar të vendeve fqinje sllave e sidomos më Aleksandër Vuçiqin, njeriun më të urryer të shqiptarëve i cili mori pjesë së bashku me makinerinë shkatërruese vrastare të shqiptarëve S.Millosheviqit që për qëllim kishte shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Por, megjithatë kjo nuk i pengon fare Edi Ramës i cili që moti ka hipur në trenin e çetnikut Vuçiq për t’i gllabëruar asetet e rëndësishme shqiptare përmes nënshkrimit të marrëveshjeve nënçmuese për vetë Shqipërinë dhe Kosovën”, vlerëson Maxharraj.

Sipas tij, shtrohet pyetja së çfarë e gjeti Edi Ramën i cili po tregon një përafrim të pakuptueshëm me Serbinë dhe Vuçiҫin me të cilin më me qejf përqafohet me të se sa me liderët shqiptarë të Kosovës të cilët edhe i injoron me sjelljen e tij rrugaҫërie.

“Pse Edi Rama vepron, sillet kështu, e nderon e respekton serbin, çetnikun, vrasësin e shqiptarëve, nuk e dënon politikën kriminele dhe gjenocidiale të Vuçiqit, kurse i urren vëllazëritë e tij liderë në Kosovë. Vërtetë kjo është skandaloze, tragjike. Por e gjithë kjo i ka rrënjët e veta thellë në histori, kur tradicionalisht të gjithë liderët shqiptarë që nga themelimi i shtetit shqiptar ishin përkrahës, ia mbanin anën Serbisë, ishin të lidhur me ta. Rrugën e tradhtisë kombëtare e nisi Esat Pashë Toptani, vazhdoi me Enver Hoxhën gjatë luftës e deri te Fatos Nano dhe tash Edi Rama. Të gjithë këta ishin në funksion të politikës fashiste të Serbisë. Esat Pashë Toptani ua dha Shën Naumin sllavëve, Enver Hoxha shkoi edhe më larg kur gjatë luftës doli kundër dhe luftoi kundër atdhetarëve properëndimor të Ballit Kombëtar. Bëri lidhje të ngushta me projugosllavët titistë Dushan Mugoshën, Miladin Popoviqin, Stojniqin, etj., të cilët i ndihmuan të fitoi luftën e tij partizane për ta sjellë komunizmin në Shqipëri. Bile Enver Hoxha në vitet e para te luftës për pak që nuk e futi Shqipërinë si Republikën e shtatë në ish-Jugosllavi të cilën jugosllavët veç e konsideronin gati si republikë të tyre, bile e futën në buxhetin e saj në planin pesëvjeçar fill pas çlirimit, të cilët jugosllavët duke i mashtruar me një buxhet simbolik ia bën Shqipërisë të gjithë pasurinë, të gjitha asetet e rëndësishme duke i bartë në Jugosllavi. Kurse edhe pas çlirimit liderët shqiptar e sidomos Fatos Nano nuk rrinin rehat, por i rrasej Serbisë. Ai derisa Millosheviqi e bënte hi e pluhur Kosovën, me krime e masakra, ai haptas tha se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përmes Beogradit”, thotë Maxharraj.

Ndërkaq, ai thotë se rrugën e tradhtisë kombëtare edhe gjatë tranzicionit 30 vjeçar po e vazhdon me besnikëri edhe Edi Rama në dëm të çështjes kombëtare dhe në dëm të Kosovës, i cili haptas që disa vite është rreshtuar në krah të Vuçiqit dhe duke u përzier në punët e brendshme të Kosovës.

“Rama mori pjesë intensive në planet pro serb-ruse për ndarjen e Kosovës dhe tashti në vitet e fundit Edi Rama i del në ndihmë Serbisë duke krijuar marrëveshje të dëmshme jo vetëm për vetë Shqipërinë por më shumë për Kosovën siç është Minishengeni, tashti se voni i konvertuar në “Ballkani i Hapur” të cilën Kosova e kundërshton sepse nuk është në interesin e saj, sepse për Kosovën kjo formë e marrëveshjes paraqet shkelje të sovranitetit të saj, paraqet mundësinë për krijimin e një Jugosllavie të re të cilën me ngulmë po e kërkon Serbia. Opinioni shqiptar kosovar me të drejtë pyet me kënd është Edi Rama kur e përafron Serbinë dhe Vuçiqin dhe i injoron liderët shqiptarë të Kosovës. Vërtetë shtrohet pyetja a e pranon Edi Rana sovranitetin e Kosovës të cilin mundohet të ‘shkërdhejë’ sipas planeve dhe projekteve serbo-ruse. Çfarë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave mund të ketë në këtë projekt të Vuҫiqit dhe Ramës nuk ka liri politike, kur njerëzit nuk guxojnë të lëvizin lirshëm, por këtë Edi Rama si duket e bënë në dëm të Kosovës sepse ai edhe po e injoron sovranitetin e Kosovës dhe Kosovën sikur po e sheh ne kuadër te Serbisë”, vlerëson ai.

Publicisti Maxharraj thotë për “Bota sot” se si mundet Rama t’i injorojë vëllezërit e motrat shqiptare dhe të hidhet në përqafim të Serbisë dhe Vuҫiqit. Sipas tij, është koha e fundit që Kosova duhet t’ia bëj me dije Ramës që nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Me çfarë të drejtë ky njeri bastard i injoron vëllezërit dhe motrat prej mishi e gjaku në Kosovë dhe hidhet turpërisht në përqafim të Serbisë dhe Vuçiqit. Po kush është ky halabak me këtë sjellje arrogante, të pisët e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqishëm i rraset në gji vrastarit të shqiptarëve Vuçiq. Nuk ka të drejtë kjo qenie amorfe njerëzore të bëjë plane, skica për ndarjen e Kosovës me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës. Është koha e fundit që shteti i Kosovës, nëse Edi Rama e njeh si shtet, pasi që Vuçiq nuk e njeh të ia bëjë me dije këtij katili, këtij tradhtari të kombit se nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të përzihet në punët e brendshme e as të flasë në emër të saj, sepse Kosova nuk është jetime, i ka zotët e shtëpisë që përkujdesën për të”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat