“Pafytyrësia e Ramës”/ Analisti tregon arsyen e vizitës së kryeministrit shqiptar në Kosovë

Politika

“Pafytyrësia e Ramës”/ Analisti tregon arsyen e vizitës së kryeministrit shqiptar në Kosovë

Nga: A.M Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:32
Edi Rama

Pavarësisht kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij për “Ballkanin e Hapur”.

Madje, sipas Ramës provokimet dhe kërcënimet e shtetit serb janë një tjetër tregues, se duhet të vazhdohet me nismën e "Ballkanit të Hapur”.

“Tani jam edhe më i bindur. Se kjo është për të mirën tonë të përbashkët. Ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Ne nuk kemi dakordësi në këtë pikë me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Marrëdhëniet tona, nuk ndikohen në shëndetin e tyre, për shkak të kësaj mosdakordësie. Është e pashmangshme edhe koha kur Serbia do ta njohë Kosovën”, deklaroi Rama.

E në lidhje me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai konsideroi se kryeministri Rama nuk do të duhej të bëhej fare pjesë e “Ballkanit të Hapur”, pasi kjo është një ide e vjetër serbo-ruse.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti.

“Realisht Edi Rama nuk është dashtë fare të bëhet pjesë e " Open Ballkan", e cila është një ide e vjetër serbo-rus që synon faktorizimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Në këtë kuptim, një gjë e tillë nuk është në favor të kombit shqiptar”, deklaroi Mehmeti.

Sipas analistit, mbështetja e Ramës për vendimin e Kurtit për reciprocitetin është vetëm për konsum, pasi nuk mund të jesh edhe me Kurtin edhe Vuçiqin.

“Rama e përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës vetëm për konsum të brendshëm, nuk mundesh në njërën anë të jesh edhe me Vuçiqin dhe në anën tjetër edhe me Kurtin. Dy fytyrësia e Ramës nuk e zhvlerëson totalisht mbështetjen që i dha Kurtit në Prishtinë për targat”, theksoi ai.

Në fund, Mehmeti potencoi se sa më parë që të largohet Rama nga ky projekt serbo-rus, aq më mirë do të ishte për marrëdhëniet e dy shteteve shqiptare.

“Sa më parë të largohet kryeministri Rama nga "Open Ballkan" aq më mirë do të jetë për shqiptarët, kjo do të ndikonte që edhe raportet me Kurtit dhe Ramës të rregullohen, duke bërë që shqiptarët të flasin me një gjuhë”, përfundoi Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat