Paralajmërimi i analistëve amerikanë/ “Unioni Evropian ka krijuar terren për konflikte mes shteteve”, Kelmendi “godet” BE-në

Politika

Paralajmërimi i analistëve amerikanë/ “Unioni Evropian ka krijuar terren për konflikte mes shteteve”, Kelmendi “godet” BE-në

Nga: A.Z Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:57
Daniel Serwer

Analistët amerikanë dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës. Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo po shihet si shumë e gabuar nga njohësi amerikan i Ballkanit, Januzs Bugajski.

Sipas tij, mungesa e strategjisë për zgjerimin në Ballkan tregon dobësi për Bashkimin Evropian dhe mungesën e një politike të Jashtme efektive, çka sipas tij do të kontribuojë në konflikte të reja në Ballkan.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se BE ka dështuar në shumë drejtime, madje raportet në mes shteteve në UE sipas tij, janë me interesa të mëdha, si dhe kundërthëniet në mes të këtyre shteteve janë të dukshme, sepse disa janë për zgjerim, disa kundër.

Image
Muhamet Kelmendi

“UE ka probleme të mëdha të brendshme Bashkimi Evropian si mekanizëm i ndërtuar ka dështuar në shumë drejtime dhe tash po dalin kundërthëniet në dritë. Raportet midis shteteve në UE janë me kundërthënie dhe me interesa të mëdha dhe të kundërta. Pikërisht këto kundërthënie ndikuar që Anglia me referendum të dalë nga UE. Tash është një luftë e ashpër midis shteteve të Unionit në fushën politike, në atë ushtarake, në ekonomi, në qarkullimin e mallrave e në fusha të ndryshme. Kundërthëniet midis shteteve janë të dukshme. Një grup i shteteve janë për zgjerim, grupi tjetër kundër dhe i treti qëndron ne pasivitet. RFGJ done zgjerim. Franca, Holanda Danimarka e Spanja janë kundër zgjerimit. Ka edhe shtete, si Greqia, Bullgaria etj, që kundërshtojnë zgjerimin”, tha ai.

Madje, ai theksoi se disa nga këto shtete edhe janë kundër liberalizimit të vizave, sepse kanë marrëdhënie me shtetin serb.

Përveç kësaj, Kelmendi tha se ka raste që janë plotësuar kushtet por nuk hapen negociatat, siç është rasti me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Para dyerve të UE po pret Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Interesat e shteteve në UE janë të ndryshme ndaj këtyre shteteve. Disa janë kundër liberalizimit të vizave ndaj Kosovës. Kjo për faktin se nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës apo për faktin se ndonjë të kenë raporte apo kanë marrëdhënie me shtetin serb. Kjo pozitë e ka vështirësuar shumë liberalizimin e vizave. Kemi raste kur edhe pse janë plotësuar kushtet nuk hapen negociatat. Këtu është Shqipëria e Maqedonia e Veriut. I kanë plotësuar kushtet. Bullgaria është kundër hapjes së negociatave”, shtoi Kelmendi.

Më tej ka thënë se në Slloveni është gjetur një kompromis në hapjen e UE në Ballkanin Perëndimor, pra ky vendim ishte për hapjen pa kushte dhe vendim i kompromisit të brendshëm të UE.

Kelmendi shtoi se ndarja e shteteve dhe grupet e interesit të krijuara në Union janë të mëdha, pra së pari është Franca, pastaj grupi gjermanofolës, si dhe grupi pa ndikim që hyjnë Polonia dhe Hungaria.

“Ka shtete të UE si Franca, Spanja, Holanda e Danimarka që janë kundër çdo hapje të mëtejshme. Dhe, këtu është fjala për Ballkanin Perëndimor. Mbi kundërthëniet e brendshme të UE, në Slloveni u gjetë një kompromis në hapjen e UE në Ballkanin Perëndimor. Vendimi ishte për hapjen, pa afate, pa kushte dhe me një kohë shumë të gjatë dhe të pasigurt. Ky vendim ishte vendim i kompromisit të brendshëm të UE. Me atë nuk u mbyllen dyrtë, po nuk u hapen gjithashtu. Mbeti çështja në hapësirë, pa u konkretizuar dhe me gjendjen aktuale që nuk mund të konkretizohet gjatë. Ndarjet e shteteve dhe grupet e interesit të krijuara në Union janë të mëdha. Së paku tri grupe janë: Prinë grupi i Francës në përkrahje nga Spanja, Holanda, Danimarka. Vjenë grupi gjermanofolës me RF të Gjermanisë. Dhe, është grupi i tretë, shumë i dobët, pa ndikim, me Poloninë, Hungarinë etj. Se si do të zhvillohen raportet në Union është vështirë të mendohet dhe të jepet ndonjë përgjigje”, ka thënë ai.

Tutje ka potencuar se është e paditur e ardhmja e UE, andaj janë lënë anash shtetet e Ballkanit Perëndimor, madje këtu është edhe mos zgjidhja e çështjes së Kosovës me shtetin serb.

Ai theksoi se disa nga shtete edhe pse e kanë njohur Kosovën, po punojnë për ndarjen e Kosovë, si dhe tani është aktiv edhe hegjemonizmi serb në Malin e Zi si dhe në Bosnje e Hercegovinë, gjë që priten konfliktet. Sipas Kelmendit, konfliktet në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor po ndodhin për shkak të lënies anash të anëtarësimit në Union.

“Tani për tani e ardhmja e UE është e paditur dhe vetë nuk dihet se si do të jetë jete e Unionit. Këtu është shkaku të lënit anash të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kështu do të vazhdon gjendja edhe më tej. Kjo ka krijuar pasiguri, dhe midis shteteve ka kundërthënie të thella dhe nuk dihet e ardhmja. Këtu është edhe konflikti dhe mos zgjidhja e çështjes së Kosovës me shtetin serb. UE është jo unik në këtë çështje. Ka shtete për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Kemi edhe shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe tash janë jo në anën e shtetit. Po punojnë për ndarjen e Kosovës, apo kërkojnë që Kosova të lëshoj në raport me shtetin serb. Konflikte kemi edhe midis shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor. Tani është shume aktiv hegjemonizmi serb në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Atje veç kanë dalë në pushtet, priten konflikte. I thash këto për të treguar se UE me politikën refuzuese ndaj këtyre shteteve ka krijuar terren për konflikte midis shteteve, dhe ato do të thellohen edhe më shumë. Lënia anash e anëtarësimit në Union i mundëson këto konflikte midis shteteve në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat