Mijëra euro ishin dhënë për vrasjen e Tahir Zemajt/ Ish-agjenti zbulon detaje të padëgjuara më parë

Politika

Mijëra euro ishin dhënë për vrasjen e Tahir Zemajt/ Ish-agjenti zbulon detaje të padëgjuara më parë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 janar 2022 Në ora: 16:10
Tahir Zemaj dhe ushtarët e UÇK-së

Sot janë bërë 19 vite nga vrasja e kolonelit Tahir Zemajt së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Ishte 4 janari i vitit 2003, kur kriminelët, dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatin në hyrje të Pejës dhe lanë të vdekur tre persona.

Tahir Zemaj, njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Logjës, u vra në vitet e para të pasluftës, në Kosovën tashmë të çliruar.

Kjo ditë, është një ditë e zezë në historinë e popullit shqiptarë.

Tash e 19 vjet pas kësaj vrasje hetimet ende kanë mbetur “dosje e hapur”, por e pazbuluar.

Institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk po arrijnë që të zbardhin këtë krim makaber dhe tinëzar dhe për t’i vënë para drejtësisë autorët e krimit.

19 vite më parë, kriminelët, ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003.

Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës.

Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.

I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.

Zemaj, ishte njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ua futi frikën në palcë policëve dhe ushtarëve serbë në Betejën e Loxhës.

Për vrasjen e Zemajt ishin dhënë 130 mijë euro.

Kështu thotë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat