Trysnia për Asociacionin, flasin juristët – ja pse nuk po i ofrohet shumë Kosovës!

Politika

Trysnia për Asociacionin, flasin juristët – ja pse nuk po i ofrohet shumë Kosovës!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 shkurt 2023 Në ora: 19:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një ndër temat më të përfolura të ditëve të fundit.  

Faza finale e dialogut me Serbisë ka nxitur ndërkombëtarët që të shtojnë trysninë ndaj Kosovës për ta pranuar dhe zbatuar Asociacionin sipas marrëveshjes së arritur qysh në vitin 2013.  

Kryeministri i Kosovës tashmë ka paraqitur 6 kushte mbi bazën e të cilave Kosova do ta themelonte këtë institucion, derisa kërkesë kryesore është që i njëjti të mos ketë kompetenca ekzekutive. 

Por, duket se Kosovës është po i jepen shumë shpresa se kërkesat e saj do të përmbushen në këtë proces. 

Kjo gjë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga opinionistë ndërkombëtarë të njohur me procesin e shtet-ndërtimit të vendit tonë.  

Sipas profesorit të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serëer vlerëson se Kosovës po i ofrohet shumë pak në këtë proces. 

“Kjo është diplomaci e shëmtuar. Është një lloj diplomacie ku përdoret më shumë ndikimi që ke ndaj miqve, sesa trysnia ndaj kundërshtarëve, duke u ofruar gjithçka që mund të përfitohet gjatë normalizimit që në fillim, si për shembull Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Por Kosovës po i ofrohet shumë pak me sa kuptoj unë dhe po ushtrohet shumë presion ndaj Kosovës, gjatë kësaj periudhe. Nuk e di se si do të funksionojë kjo. Dyshoj se mund të funksionojë mirë. Nuk është vetëm diplomaci e shëmtuar, është diplomaci e keqe”, u shpreh Serwer. 

E në lidhje me këtë temë kanë folur juristët, të cilët gjithashtu e shohin të dëmshëm pranimin e pastaj themelimin e Asociacionit. 

Burjani: unë e mbështesë opinionin e Serwer-it 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi, Blerim Burjani. 

Ai u shpreh se nevoja për të siguruar paqe në vendin tonë tashmë është bërë emergjente edhe për ndërkombëtarët. 

Sipas tij, ka marrëveshje për asociacion dhe e njëjta tashmë duhet të zbatohet. 

“Qasja ndërkombëtare është trend diplomatik që detyrojnë rrethanat e sotme të sigurisë në Evropë. Pra trendi i parimeve të reja politike ndërkombëtare është ky që po shihet, nevoja emergjente është të sigurohet paqja në çfarëdo mënyre që mund të ndodhë. Tash unë e mbështesë opinionin e Serwer, por ky trend diplomatik ndërkombëtar nuk mund ta ndryshojnë, BE dhe SHBA janë të qartë”, u shpreh ai. 

Image
Blerim Burjani

Juristi më tej thotë që edhe ndërkombëtarët tashmë e shohin të nevojshëm këtë asociacion. 

“Pra asociacion duhet të ketë, edhe pse e themi se nuk mund të ketë asociacion etnik, s’ka pas nevojë fare për kurrfarë asociacioni, por tash ka opinion, ka marrëveshje për asociacion, nevojë nuk ka por tash të gjithë në BE por edhe në SHBA e dëshirojnë një asociacion”, nënvizoi Burjani për “Bota sot”. 

Kelmendi: Bota serbe po e kërcënon rajonin me luftë të re ballkanike 

Ndërsa, juristi tjetër, Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që me formimin e asociacionit në fakt po realizohet ideologjia serbo edhe për një botë serbe nacional-shoveniste.

Image
Muhamet Kelmendi

“Presioni ndaj Kosovës i Brukselit dhe i Uashingtonit është i lartë dhe pa ndonjë parim ose bazë të qartë juridiko-politike. Me këtë presion po bëhen lëshime ndaj shovenizmit serbomadh në llogari të shqiptarëve dhe të Kosovës. Bota serbe po fiton.  Me formimin e asociacionit në fakt po realizohet ideologjia serbo edhe për një botë serbe nacional-shovinistë.  

Me këtë po realizohet interesi nacionlist serb dhe kombi serb, edhe pse në pakicë nëpër vende të ndryshme, po fiton subjektivitet dhe po krijohen kushte për një Serbi të Madhe. Nacional shovenistët serb e fituan Republikën serbe dhunë e terror”, thekson Kelmendi për "Bota sot" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat