Përmendi luftën ndaj Kosovës në të gjitha frontet diplomatike/ Vuçiqit i zbulohet plani – ja pse bëri një deklaratë të tillë!

Politika

Përmendi luftën ndaj Kosovës në të gjitha frontet diplomatike/ Vuçiqit i zbulohet plani – ja pse bëri një deklaratë të tillë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 11 korrik 2023 Në ora: 14:01
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Çështja e Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të mbetët një temë aktuale, si në nivelin vendor edhe në atë ndërkombëtar.

Provokimet, deklaratat dhe veprimet keqdashëse nga serbët çdo ditë pothuasje janë prezente ndaj Kosovës.

Së fundmi është vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, tha se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën.

Ai shkroi se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

Dhe këtë javë Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, ka shkruar ai.

Ai mes tjerash thekson se javën e kaluar ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Luksemburgut, Hungarisë, Austrisë dhe Shqipërisë, presidentët e Turqisë dhe Francës, si dhe me zëvendëspresidentin e qeverisë italiane.

Mirëpo a po shfaqë shenja të dorëzimit Vuçiqi apo është vetëm një “aktrim” i tij për poena politike?

Mehazi: Deklarata e fundit e Vuçiqit nuk është diçka e re e spektakolare

Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, për këtë temë tha që kjo deklaratë ishte vetëm një shenjë viktimizimi i radhës i Vuçiqit.

Image
Sulejman Mehazi

Deklarata e fundit e presidentit të Serbisë, Vuçiqit në llogarinë e tij të Istagramit me rastin e ngjarjeve të fundit në Kosovë për një luftë frontale diplomatike kundër Kosovës nuk është diçka e re e spektakolare për shkak se presidenti i Serbisë përherë e çdoherë gjatë deklaratave politike merr role viktimizuese për Serbinë kundrejtë Kosovës duke thënë: “se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse”” , foli profesori.

Ndër të tjera, profesori i sheh jo serioze këto shkrime duke theksuar që e njejta u bë vetëm për poena politike.

Postimi i Vuçiqit në Istagramin e tij është shkrim mediatik, asgjë më shumë, vetëm për t'u lavdëruar e njoftuar opinionin për aktivitetet e tij diplomatike të javës së fundit, postim vetëm për të marrë poena politike, se, gjatë javës së kaluar zotëriu është takuar e ka biseduar me shumë diplomatë: me kryeministrat e Holandës, Luksemburgut, Hungarisë, Austrisë dhe Shqipërisë, presidentin e Turqisë dhe Francës, si dhe me zëvendëspresidentin e qeverisë italiane. Shkurt, instagramet dhe facebookat personale të funksionarëve shtetëror luajnë rolin informues të aktiviteteve të tyre ditore, javore e mujore politike”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Ky mesazh mund të lexohet edhe si shfajësimi i tij ndaj popullatës serbe

Image
Hidajet Ahmeti

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se kjo deklaratë e Vuçiqt tregon një dorëzim të tij mbi statusin e Kosovës mirëpo edhe për tu shfajësuar ndaj popullates serbe.

Deklarata e Vuçiqit shpërfaqë një dorëzim të tij përballë realitetit faktik e juridik mbi statusin e Kosovës. Ky mesazh mund të lexohet edhe si shfajësimi i tij ndaj popullatës serbe dhe përpjekjëve të tij të kota për kontestimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që mbi të gjitha kjo deklaratë për përgatitje ndaj opinonit publik për të pranuar realitetin për Kosovën.

“Ky dorëzim është një parapërgatitje e tij për të pranuar, por edhe përgatitur opinionin publik për të pranuar realitetin faktik e juridik mbi statusin e Kosovës”, tha Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat