“Pritet momenti i përshtatshëm për të sulmuar”/ Profesori: Ja si vepron organizata “Severna Brigada”, këto janë caqet e sulmeve!

Politika

“Pritet momenti i përshtatshëm për të sulmuar”/ Profesori: Ja si vepron organizata “Severna Brigada”, këto janë caqet e sulmeve!

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:10
Policia e Kosovës

Sot ministri i Brendshm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan.

Ajo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Por, me këtë rast është kërcënuar ministri Sveçla me vdekje nga një organizatë serbe.

Profili i organizatës “Severna Brigada” Brigada ka kërcënuar minsitrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto banda komanden e kanë në Rashkë, e duke vepruar nëpër kisha e manastire serbe.

“Bandat serbe të organizuara vetëm komandën e kanë në Serbi, pikërisht në Rashkë, ndërsa njësitet terroriste i kanë kudo nëpër kishat dhe manastiret serbe në Kosovë.

E kanë shndërruar fenë në organizatë kriminale, ndërsa objekte fetare në qendra terroriste. Edhe familjet e serbëve në veri dhe në jug të Kosovës, u shndërruan në qendra të armatosura terroriste serbomadhe. Janë armatosur mirë. Udhëheqës ideologjik dhe shpirtëror është kisha. Ndërsa, organizimin dhe komandimin në terren e ka Ministri i Mbrojtes së Serbise. Të gjithë veprojnë nën kontrollin e kryekriminelit Aleksandër Vuçiq.

Kërkesat e paraqitura nga pala serbe janë fakte se nga Serbia janë krijuar grupe të organizuara dhe të armatosura që janë të stacionuara nëpër kisha e manastire dhe që veprojnë në Kosovë”, thotë ai.

Image
Ilustrim/Facebook

Sipas tij, edhe kjo organizatë kriminale, qendrën e ka në Rashkë, duke shtuar se forcat çetnike dhe nacionalraciste e terroriste serbe janë përgatitur për aksione terroriste.

Një grup i tillë mirë i organizuar është " Severna Brigada". Kjo e ka, sipas të dhënave jo zyrtare, qendrën në Rashkë. Vepron kudo në Kosovë, por kryesisht në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kërkesat e paraqitura, si :

1. Tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu,

2. Lëshimi i objekteve komunale dhe shoqërore dhe

3. Themelimi i Asociacionit serb,

Këto janë kushtet që ndërlidhen me veprimet e forcave terroriste serbe në Kosovë.

Caqet e sulmeve janë forcat policisë, komandat e policisë së ndërtuar në veri dhe në jug; organet e pushtetit, deri tek njerëzit udhëheqës të shtetit. Me mosplotësimin e tri kushteve do të fillojë edhe veprimi terrorist serb në veri e në Kosovë. Forcat çetnike dhe nacionalraciste e terroriste serbe janë përgatitur për aksione terroriste. Pritet vetëm momenti i përshtatshëm për të vepruar. Në këtë anë edhe po punohet”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat