Pse po ‘gjunjëzohet’ drejtësia para Azem Sylës, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut dhe Pal Lekajt!?

Politika

Pse po ‘gjunjëzohet’ drejtësia para Azem Sylës, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut dhe Pal Lekajt!?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:36
Ramush Haradinaj Pal Lekaj dhe Sami Lushtaku

Rasti “Toka”, ku akuzohet ish deputeti i PDK-së, Azem Syla, afera e 53 milionë eurove, ish ministrit Pal Lekajt, por as tokat e privatizuara me çmime skandaloze nga ish-deputeti Sami Lushtaku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe jo vetëm, nuk janë nën ‘llupen” e Qeverisë Kurti për hetime, edhe pas premtimeve se do t’i arrestojë të gjithë peshqit e mdhenj që keqpërdorën paranë publike.

Kështu ishin zotimet e tyre, por tani, pas dy viteve në Qeveri, rasti “Toka” dhe afera e 53 milionë eurove është në rrezik të përshkruhet, dhe mos të dënohet askush.

Ndërsa për procesin e privatizimeve, kur një ari tokë pothuajse ishte falur në atë kohë nga ish-qeveritë, e që më pastaj nga tokat e njëjta që i privatizuan fituan milionat, ende as që ka ndonjë hetim apo fillm gjyqësor.

Pra, Qeveria Kurti, përkundër rezultateve të theksuara në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar, rivendosjes së rendit e të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit të plotë shtetëror të Kosovës në veri të vendit, duke hasur në pengesa të patejkalueshme të drejtësisë së kapur e të korruptuar, mbetet evident fakti, se ende nuk po arrin, t’i realizoj të gjitha premtimet e dhëna, në fushatë zgjedhore me deklaratat ‘bombë, të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë’ se me ardhjen në pushtet, do t’i arrestojë të gjithë ata që keqpërdorën paranë publike.

“Marr parasysh gjykimet shumëvjeqare si në rastin famoz "Toka" rast të cilin drejtësia e kapur, qëllimisht, po e çon, drejt parashkrimit, apo edhe aferën 53 milionëshe të keqpërdorimit të parave të asfaltit, për të cilin akuzohet Pal Lerka & Co, por as që po guxon të dënohet dhe ndërmirret vendim gjyqësor kundër tij, gjyqësia e kalbur dhe kurrë e pareformuar, nuk po denjon ti dënojë asnjë nga peshqit e mëdhenjë të cilët u super-pasuruan me kortrupsion dhe krim të organizuar. Për aq më tepër, drejtësia e instaluar nga partitë e inkriminuara të cilat sunduan për më tepër se një dekadë, jo vetëm që nuk ka guxim t’i dënojë edhe ata që privatizuan toka, me çmime super të lira, e që pastaj i shitën për të përfituar miliona euro nga shteti, si rasti i Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve, por kurrë nuk ka akuzuar as ata që 2500 hektar tokë autoktone të Kosovës, ia shitën apo falën FYROM-it dhe mbi 8300 hektar tjerë përfshi Kullën Zhlebin dhe çakorrin, ia dhuruan Malit të Zi”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Kështu që, sipas Qarrit, deri më tani jo vetëm që nuk kemi pa që dikush i kësaj kategorie, as të jet i akuzuar, se lëre më edhe i arrestuar.

“Pra deri tash nuk kemi parë as të dënohet askush edhe për pagesat që janë kryer nga ministrat e Qeverisë së PANI-it firmave franceze për propagandimin edhe në botë, të ndarjes së Kosovës, për të mos harruar se nuk kemi arrestime apo dënime meritore të peshqëve të mëdhenjë, as për keqpërdorimin e milionave të fondeve 3% dhe atij "Vendlindja Thërret", tash e mbi dy dekada me radhë”, thotë ai.

Sipas tij, nuk do të ketë gjykime të drejta pa reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Krejt kjo dëshmon se pa reformimin e thellë dhe rrënjësor të "drejtësisë" së kalbur dhe një Vetting të gjithanshëm të të gjitha gjykatave dhe prokurive në mbarë Kosovën, kurrë nuk do të ketë hetime të njëmendëta, gjykime të drejta e parimore, as drejtësi të vërtetë në Kosovën e shkërmoqur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat, fatkeqësisht edhe sot udhëhiqen e mirëmbahen nga argatët e Vuçiqit dhe partitë e inkriminuara”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat