“Policia e Kosovës është arma kryesore për të siguruar tërësinë territoriale, sovranitetin dhe rendin e sigurinë në Kosovë”

Politika

“Policia e Kosovës është arma kryesore për të siguruar tërësinë territoriale, sovranitetin dhe rendin e sigurinë në Kosovë”

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:32
Policia e Kosovës

Sot Policia e Kosovës ka shënuar 24-vjetorin e themelimit të saj.

Përgjatë 24 viteve Policia e Kosovës është përballur me shumë vështirësi, por ka bërë edhe hapa për tu bërë forca kryesore për vendin.

E, sot për nder të kësaj dite në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar pajisje policore.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se brenda vetes ka shumë punë për të bërë, ashtu si edhe nga shteti për policinë.

Sipas tij, Policia brenda vetes duhet të spastrohet nga keqbërësit.

“Sot, para 24 vjetëve, u formua Policia e Kosovës. Nga ajo kohë ka bërë Policia hapa të rëndësishëm dhe ka arritur që të bëhet forca kryesore për ruajtjen e sovranitetit dhe të rendit e sigurisë të shtetit të Kosovës.

Natyrisht se kjo forcë e shtetit të Kosovës ka shumë punë për të bërë. Si brenda vetevetes, ashtu edhe nga shteti kundruall Policisë së Kosovës.

Brenda vetevetes në spastrimin e radhëve nga keqbërësit, shkelësit e normave ligjore dhe veprimet kriminale.

Këtu, duhet të bëjë punë që të jenë të sigurt në ruajtjen e aktiviteteve policore dhe të të gjitha veprimeve policore. Asgjë nuk guxon të dalë jashtë saj”, thotë ai.

Derisa, nga shteti kërkohet të kryej shumë detyra, ndër to Policia e Kosovës të pajiset me mjete të domosdoshme për veprime policore kudo në Republikë, të kenë sigurime shëndetësore etj.

“Nga jashtë, shteti, kërkohet që kundruall Policisë së Kosovës të kryej shumë detyra. Me ato shndërrohet Policia në forcë të aftë dhe shumë frytdhënëse të shtetit.

Këtu lypsen:

1. Të pajiset Policia e Kosovës me mjete të domosdoshme për veprime policore kudo në Republikë.

2. Policia e Kosovës të aftësohet dhe të profesionalizohet pa ndërprerë nga ekspertët që vijnë nga shtetet mike të Kosovës dhe të SHBA-ve.

3. Të ngriten të ardhurat personale në raport me gjendjen ekonomike e sociale në vend.

4. Policisë së Kosovës t'iu sigurohet sigurimi pensionen dhe invalidor dhe ai familjar dhe

5. Të kenë policët e Kosovës sigurime shëndetësore.

Çështjet e tilla kanë rëndësi të madhe për ngritjen e profesionalizmit dhe të sakrificës së policëve në Kosovë. Kur ka kujdesje nga shteti dhe nder edhe puna e policëve ka efekt”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat