Paralajmërohen përshkallëzime të reja në mes Kosovës dhe Serbisë, këto mund të jenë shkaqet

Politika

Paralajmërohen përshkallëzime të reja në mes Kosovës dhe Serbisë, këto mund të jenë shkaqet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 shtator 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet përsëri dhe kjo për shkak të grupeve kriminale që kanë qëllim për prishjen e rendit kushtetues të Kosovës dhe për shkak të mos largimit të masave ndëshkuese nga Kosova, thonë analistë e ekspertë të sigurisë për “Bota sot”.

Korrespodentja e Kyiv Post, Ivana Stradner, të mërkurën ka shkruar në llogarinë e saj në platformën “X”, se së shpejti mund të ketë përshkallëzime të reja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Stradner ka thënë se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të ditur mediat në Serbi, ndërkohë që Rusia sipas saj po i rregullon kushtet e informimit.

Ajo tutje ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, BE dhe NATO do të reagojnë në rrjete sociale për të treguar se sa të shqetësuar janë.

dhe BE do të lëshojnë një postim tjetër në Tëitter për të thënë se sa të shqetësuar janë”, ka shkruar ajo.

Duke folur rreth shkaqeve që mund të ndikojnë në përshkallëzime të reja, analistët thonë se mos largimi i masave ekonomike ndaj Kosovës, do të ndikojnë te strukturat paralele serbe që të vazhdojnë përshkallëzime të reja për ndarje të Kosovës.

Mulliqi: Lista serbe provokon para çdo takimi në Bruksel

Image
Skender Mulliqi

Analisti politik, Skënder Mulliqi, thotë se tensionet e fundit në veri dhe deklarimet e Borrellit, Lajçakut, por edhe të Esobarit që Kosova është “fajtore” për situatën kanë bërë që bandat në veri të marrin krah duke vepruar dhunshëm ndaj policisë.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, krahas dialogut ka vepruar edhe në terren për provokim.

“Kërcënimet serbët në veri, të dirigjuar nga Beogradi zyrtar kurrë nuk i kanë ndalur pas luftës aktet e dhunës, për të destabilizuar Kosovën. Serbia nuk po e pranon realitetin e ri së Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Deri të liria dhe pavarësia erdhëm pas një lufte shekullore dhe pas luftës së fundit çlirimtare të vitit 1999. Përshkallëzime për luftë në veri ishin barrikadat shumë vjet mbi lumin Ibër nga strukturat kriminale serbe. Përshkallëzim për destabilizim ishin shumë rrahje dhe vrasje që iu bënë shqiptarëve nga bandat serbe të dirigjuara nga pushteti shovinist i Beogradit. Kulmin e përshkallëzimit të situatës politike dhe të sigurisë në veri e bën bandat ruso-serbe nën direktivat e Vuçiqit dhe Putinit, për ndarje etnike të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi krahas dialogut veproi pa ndal edhe në terren duke provokuar që edhe më luftë të implementojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive të vitit 2013 dhe 2015.Vuçiqi sidomos po vepron me masa të dhunës pas invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainën sovrane, duke e pa si rast të mirë për ndonjë blic aksion ushtarak në veri të ndihmuar nga bandat lokale por, edhe nga Grupi kriminal paramilitar rus, Ëagner. Situatën për përshkallëzim të dhunës brutale e bëri Serbia e cila mori si pretekst organizimin e zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe në veri, e jo Kosova siç iu fatura shumë padrejtë nga BE-ja, që edhe mori masa ndëshkuese ekonomike dhe politike. Kjo dhe deklarimet e pareshtuara të Borellit, Lajqakut por edhe te Eskobarit, bën që bandat ne veri, të marrin krah duke vepruar dhunshëm ndaj policisë të Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, deklaron Mulliqi.

Deklarimi i korespodentes Ivana Stradner për përshkallëzime të reja vjen pak ditë para takimit Kurti- Vuçiq, i cili do të mbahen në Bruksel më 14 shtator, takim ky pas 2 majit dhe pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Mulliqi thotë se pothuajse para çdo takimi, sidomos kohën e fundit Vuçiq e Lista serbe provokojnë situatën në veri në mënyrë që këto përshkallëzime të ndikojnë direkt në procesin e dialogut.

Ai ka kërkuar që BE dhe NATO të reagojnë dhe të parandalojnë atë që siç e quan ai “situatë lufte në veri”.

“Dhe, nuk është çudi nëse ndodhë përshkallëzim i ri, siç ka e thënë gazetarja Strander. Pothuajse para çdo takimi sidomos kohën e fundit të Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, paraprakisht është provokuar situata në veri të nxitur edhe nga Lista Serbe, dhe Vuçiqi, në mënyrë që këto përshkallëzime të ndikojnë direkt në procesin e dialogut, për t’i krijuar favore politike Serbisë, siç është edhe takimi i paralajmëruar në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit më 14 shtator. Dhe, sigurisht se mos largimi i masave ekonomike ndaj Kosovës, do të ndikojë të strukturat paralele serbe, për të vazhduar përshkallëzimet e reja për ndarje të Kosovës. Që kjo gjë të parandalohet duhet që BE-ja dhe Amerika t’i heqin masat Kosovës dhe të bëjnë trysni shumë të madhe politike ndaj Serbisë të pa reformuar të Vuçiqit. Është në interesin edhe të tyre strategjik, që Vuçiqi dhe Putini të ndalohen sa ende ka kohë për të zhvendosur nga Ukraina luftën edhe në Ballkan. Sigurisht se NATO-ka informacione për eskalim të mundshëm të situatës në veri, dhe ka informacione për sasi të mëdha armësh, granatash dhe eksplozivi, të zbuluar nga forcat e sigurisë të Kosovës, të emigrantëve ilegalë serb ne veri të Kosovës. Ndaj të gjitha këtyre zhvillimeve ishte dashur të reagojë BE-ja dhe NATO, që të parandalojnë ndonjë situatë lufte në veri. Edhe kjo Serbi e Vuçiqit njeh vetëm gjuhën e forcës si Serbia e Millosheviqit. Ka ardhur koha e fundit që të ndalohen aktet terroriste së bashku më terroristët ruso-serb, të cilët po operojnë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit. Vetëm kur t’u shkulën rrënjët çdo veprimi kriminal në veri, por edhe Vuçiqit që më dhunë të ndryshohen kufijtë në Mal të Zi, BH dhe sidomos në Kosovë, siç po pretendon pa reshtur regjimi shovinist i Beogradit”, pohon Mulliqi.

Shala: Ka potencial për eskalim

Një eskalim të situatës në veri të Kosovës, nuk e përjashton as eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Shala në një bisedë me gazetën ka thënë se grupet terroriste të Serbisë kanë për qëllim dhe synim prishjen e rendit kushtetues dhe kthimin prapa në procesin politikë ndërkombëtar.

“Situata në veri të vendit mund të konkludohet që ka potencial për eskalim të sigurisë në pjesën veriore si pasojë e interferimit të grupeve terroriste të Serbisë që për qëllim dhe synim kanë prishjen e rendit kushtetues të Kosovës dhe rikthimin e saj mbrapa në procesin politikë ndërkombëtar. Akterët e sigurisë kanë dëshmuar dhe argumentuar që kanë kapacitetet për të kontrolluar/monitoruar dhe observuar lëvizjet atje e me theks të veçantë ato kriminale”, deklaron Shala.

Kujtojmë se më 26 maj, ishin lënduar shumë policë gjatë përleshjeve me protestuesit serbë që hodhën gurë në drejtim të tyre. Tensionet ishin rindezur në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat