Kërcënimet e Macronit për Kosovën e acarojnë Halil Gecin: Ja tradhtia që BE ia bëri Kosovës – godet ashpër këta politikanë!

Politika

Kërcënimet e Macronit për Kosovën e acarojnë Halil Gecin: Ja tradhtia që BE ia bëri Kosovës – godet ashpër këta politikanë!

Nga: N. Shaqiri Më: 7 shtator 2023 Në ora: 21:40
Emmanuel Macron

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, duke komentuar situatën politike në Kosovë, dhe deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, thotë se, si po duket Kosovës i ka mbetur vetëm një rrugë nëse e do Evropën.

E kjo rrugë, sipas tij, është që me lëshu Mitrovicën.

Kështu sipas Gecit, po thotë presidenti frances i cili po flet në emër të Evropës.

“Evropa po thotë zbatoni marrëveshjet e nënshkruara nga grupi i dy tradhëtarëve; Polarit nga Broja dhe Isa Mustafës të ratifikuar në parlamentin e Kosovës nga partitë e tyre ose për ndryshe harrone Evropën. Pra Kosovës ju ka bë e qartë nëse doni me shkelë tokën e shëngenit, jepjani Serbisë e Rusisë ate çka janë marrë vesh në Nishë Rama dhe Vuçiqi dhe që e ka miratuar Putini i Rusisë”, thotë Geci.

Ai pohon se, kjo është ajo Evropa që e ka nda Shqipërinë në pesë vende duke ia humbur edhe gjymtyrët, teksa shton se, sot po na kerkon të ua dorëzojmë edhe atë pak pasuri që kemi nëse doni Evropë, jepeni Trepçën dhe Ujmanin.

“Me sa po shihet Bashkimi i Evropes ekziston i bashkuar  vetëm në letër e assesi në vepër, kjo i ngjanë bashkimit të dikurshëm të bllokut Komunist të lindjës i cili u shkatërrua pas pesë dekadave, se sa do zgjat blloku i shëngenit Evropian nuk e di, por nja e di se jetëgjatësia e tij nuk ka të ardhme dhe nuk do të jetë aq e gjatë. Ikja e Britanisë së Madhe nga kjo mahallë ku pytet Rumania dhe ku koncenzusi e ka fjalën, e ka bërë të pa qëndrushme këtë bashkim fallco të ashtuqujtur shengen, kur dihet se vet Evropianët nuk po munden të merren vesh në mes vete, ngase vetëm njëri nga këto shtete me thënë jo, të tjerëve ua prishë projektin. Se po të ishte ashtu si quhet Bashkim i shteteve Evropiane në shëngen, 5 vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do kishin pasur guxim që Kosovën t’ia lanë në duar Rusisë dhe Serbisë”, thekson ai.

Geci pyet se për çfarë Bashkimi Evropian flet Borrel dhe Lajçaku kur të dy shtetet e tyre prej nga vijnë ata nuk e njohin Kosovën, duke shtuar se si mundet me qenë ndeërmjetësues të bisedimeve politikanët e atyre dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën? Kosovën nuk e njohin as ata vetë!

“Kjo u pa haptazi se mos të ishte lufta në Ukrainë dhe Rusi vendet e shëngenit ishin drejt shpërndarjes, ku mundet Evropa të jetë e bashkuar kur mashkujt e të njëjtës shtëpi ia mbyllin derën Pro-Evropianëve më të devotshëm Kosovës, dhe i hapin deren Rusisë të vogël Serbisë e cila i ka bërë katër luftra me gjenocid të pa parë në fundin e shekullit të 20 ku edhe sot Serbia mbështet  fuqishëm nga vendet e shëngenit dhe shtypet Kosova pa a’s edhe një të vetmin gabim. Lufta më e egër që po zhvillohet nga opozitarët  kundër Kosovës dhe institucioneve të saja të ardhura në pushtet me mbi 51% të votave të shqiptarëve, na jep me tregua se nuk jemi askund në tokën e bukës! Kosova e mjerë pos që po goditet pamëshirshëm nga Evropianët, ajo goditjet e rënda po i merr nga Edi Kristaqi dhe opozitarët e Kosovës, që janë në një vijë me Serbinë dhe Rusinë”, shton tutje ai.

“Ne shqiptarët edhe po të jemi të bashkuar e kemi vështirë  ekzistencën në mesin e gjithë këtyre armiqësive që kemi për rreth, por edhe armiqësi e përqarje që kemi krijuar në mes vete, armiqësi këto që i ka futur hasmi në mes nesh, përmes shitësve dhe mercenarve”, potencon tutje ai.

Ai shton se, kapërcimin e kësaj situate mund ta kishim tejkaluar  vetëm të bashkuar.

“Se a do të ndodhë kjo kurrë! Arsyja: sepse kanë hy paraja e shkaut  në këtë mes, dhe u ble politika shqiptare gjithandej nga ka shqiptarë. Nga kjo situatë e ka vështirë të na nxjerrë edhe Amerika, ngase shqiptarët ia kanë blerë me para agjentët Amerikan dhe i kanë detyruar të punojnë për Rusinë dhe Serbinë, siç ndodhi rasti me agjentin e FBI-s i cili u arrestuar dhe po përballet me gjykatën ku përmendet emri i Edi Kristaqit dhe politikanëve tjerë nga Kosova…! Tradhtia e Evropës u pa qysh atëherë kur BE-ja i ka emërua përfaqësues të bisedimeve Borellin dhe Lajçakun dy politikanë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ashtu siq nuk e njeh Serbia dhe Vuçiqi..!?”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat