“Dëshmitarët e rrezikuar”/ Analisti tregon sa mund të zgjasë gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit

Politika

“Dëshmitarët e rrezikuar”/ Analisti tregon sa mund të zgjasë gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit

Nga: Petrit Rudi Më: 9 shtator 2023 Në ora: 08:03
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi

Që nga 2 prilli, në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen ndër tjerash edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

E që në fillimet e para të gjykimit, Prokuroria ka paraqitur faktet, sipas të cilave, cak i torturave dhe vrasjeve ishin anëtarët e LDK-së.

Kurse mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është munduar që me fakte të argumentojnë faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99.

E shumica e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani, kanë zgjedhur që dëshminë tyre ta japin nën masa mbrojtëse, pra duke mos u bërë i ditur identiteti i tyre.

Krejt kjo, sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike, Nexhat Haziri po ndodhë për arsye se shumica e tyre janë të rrezikuar.

“Është e kuptueshme që shumica e dëshmitarëve të paraqiten dhe po dëshmojnë me masa mbrojtëse, për arsye se dëshmia e tyre mund të paraqet rrezik për jetën e tyre dhe familjeve të tyre, gjë që ka ndodhur në të kaluarën”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Siç thotë ai, kjo edhe është arsye pse selia e Gjykatës Speciale është vendosur në Hagë, e jo në Kosovë.

“Rrezikimi i dëshmitarëve, vrasja e tyre ka qenë poashtu një arsye që Gjykata Speciale e Kosovës ta ketë selinë e saj në Hagë, aty ku edhe është duke u zhvilluar ky proces gjyqësor”, shton Haziri.

Për fund, Haziri shprehet se gjykimi ndaj Thacit, Veselit, Krasniqit, Selimit e të tjerëve mund të zgjasë deri në 8 vite.

“Procesi është duke u zhvilluar normal si një proces gjyqësor me këtë dinamikë që është përcaktuar nga vet Gjykata Speciale, që po ashtu lë përshtypjen e një procesi të ngadaltë për sigurisht kjo ndikohet edhe nga numri i madh i dëshmitarëve, çka ka bërë që ky proces mund të zgjas deri në 7 apo 8 vite”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat