Vjen thirrja për kryeministrin/ Analisti: Ja si duhet të veprojë Kurti ndaj kërkesave të SHBA-së

Politika

Vjen thirrja për kryeministrin/ Analisti: Ja si duhet të veprojë Kurti ndaj kërkesave të SHBA-së

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:45
Albin Kurti

Analisti Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar situatën në vend, sidomos politika ndërkombëtare.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ka thënë po ndjek politika që janë në kundërshtim me interesat e vendit.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës duhet të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të SHBA-së.

“Politikat ndërkombëtare që është duke ndjekur Kryeministri i Kosovē janë në kundërshtim të plotë me interesat e vendit. Konfrontimi në vazhdimësi me aleatët e kosovës, sponzorët kryesorë të shtetit tonë, Kryeministrit të Kosovēs është duke e dëmtuar seriozisht pozicionin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Kritikat dhe vërejtjet dashamirëse që përfaqsuesit e Qeverisë Amerikane janë duke i drejtuar Kryeministrit të Kosovës, nuk i merr fare parasysh por i injoron.

Kjo sjellje arrogante e tij është shumë e rrezikshme për vet ekzistencën e shtetit tonë. Gjithashtu vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian është një vërejtje dhe ndëshkim serioz për Kosovën. Të gjitha këto kritika, vërejtje dhe ndëshkime në adresë të Kosovës janë alarm për kryeministrin arrogant dhe të papërgjeshëm Albin Kurti”, thotë ai.

Më tej, thotë se nëse ai vazhdon të sillet në këtë mënyrë atëherë Kosova do të izolohet edhe më shumë, nga BE dhe SHBA.

“Nëse ky Kryeministër nuk reflekton pozitivisht ndaj kërkesave të SHBA dhe Bashkimit Evropian, Kosova do izolohet edhe më tej dhe shtetësia e saj do rrezikohet shumë seriozisht. Deklerata e Presidentit të Francës Makron është në vazhdën e kritikave dhe vërejtjeve serioze të Bashkimit Evropian drejtuar Kryeministrit të Kosovës.

Qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë si përpiluese të planit Franko-Gjerman, që u pranuan nga të dy palët në Ohër, janë të qarta dhe cila do palë që nuk i zbaton do përballet me ndëshkime serioze. Nëse Kosova nuk i merr seriozisht këto vërejtje nga Presidenti Makron dhe Gjermania, sanksionet shtesë për Kosovën do të ndodhin, përfshi këtu edhe liberalizimin e vizave. Ky Kryeminister i papërgjegjshēm i Kosovës nuk guxon të sillet më, me këtë arrogancë thua se Kosova është pronë private e tij, por duhet që urgjentisht të largohet nga kjo rrugë pa krye në të cilën është futur. Nëse vazhdon kështu edhe më tutje, të gjitha forcat politike, shoqërisë civile dhe populli në përgjithësi, sa më parë duhet larguar nga pushteti këtë Qeveri destruktive”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat