E kritikoi Kurtin për ‘përballjen’ e tij me Vuçiqin, vjen reagimi i ashpër ndaj Limajt - i përmendet kjo gjë nga e kaluara

Politika

E kritikoi Kurtin për ‘përballjen’ e tij me Vuçiqin, vjen reagimi i ashpër ndaj Limajt - i përmendet kjo gjë nga e kaluara

Nga: A. Morina Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:03
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ku do të përballen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Limaj ka thënë se Kurti e Vuçiq do të vazhdojnë “dramën artificiale”. Sipas Limajt, Kurti e Vuçiq”vazhdojnë të përfitojnë njëri nga tjetri”.

Vazhdon aty ku ka mbetur. Atë dramën artificiale që e kemi pa tash e sa kohë mes tyre dyve, Albinit dhe Vuçiqit. Vazhdojnë të përfitojnë njëri nga tjetri. Normalisht për sa tolerohen nga situata e krijuar këtu dhe ndërmjetësit. Pra, do vazhdojnë njëfarë loje artificiale, siç thash tensionim e shtensionim, varësisht sipas nevojave që ju kërkon tregu i tyre i brendshëm për ta shitur në opinionin publik si në Serbi, si në Kosovë”, ka deklaruar Limaj.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një shkrim dërguar “Bota sot” ka komentuar kritikat e Fatmir Limajt ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qasjes së tij ndaj dialogut me Serbinë.

Së pari, ai ia rikujtoi Limajt se këto takime janë ndërshtetërore dhe të organizuara nga ndërkombëtarët, derisa ia përmendi faktin se këto bisedime janë bërë më të vështira shkaku i Mustafës e Thaçit.

Image
Binak Maxharraj

“Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot paska folur fjalë të mëdha lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ku do të përballen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Normal këto janë agjenda te rregullta ndërshtetërore në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis dy vende. Por, gjithsesi këto biseda janë të vështira duke e marrë parasysh se dialogut qysh më 2013/2015 ia kanë ‘fut thikat’ pas shpinës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Maxharraj kritikoi ashpër liderët opozitarë, përfshirë edhe Limajn, ku tha se për dy vite me radhë janë rrështuar kundër Kosovës dhe pro presidentit serb.

Limaj ka thënë se në çfarëdo situate, Kosova rrezikon të humbë, pasi siç thotë Vuçiqi s’ka çka të humbë tjetër.

Faktikisht, Limaj, Harajdinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku, për dy vite janë rreshtu në krah të Vuçiqit dhe të ndërkombëtarëve, për t’ia nxi ‘jetën’ Kosovës, e jo për t’i ndihmuar.

Është interesant se pse Fatmir Limaj nuk e përmend Asociacionin që Thaçi dhe Mustafa e kanë nënshkruar së bashku me Daçiqin dhe Vuçiqin”, theksoi ai.

Ndër të tjera, analisti tha se Kurti po bënë ‘luftë’ më Vuçiqin për t’ia heq ‘thikat e futura’ nga ish-pushtetarët.

Sipas tij, kryeministri jonë po lufton për të mos i ndodhë veriut, ajo çka i ndodhi Çakorrit.

“Z.Limaj, qe dy vite, Kurti po bënë luftë titanike me Vuçiqin por edhe me Borellin dhe Lajçakun, për t’i heq ‘thikat’ që ia futën Thaçi dhe Mustafa.

Në këtë drejtim, Vuçiq e ka ndihmën e Borrellit dhe Lajçakut. Sepse siç thotë Vuçiq, ai po pret të marrë atë se çka i është premtuar. Kurse, Albin Kuri i vetëm po lufton atje në Bruksel me “bishat e Karpateve”, që Kosovës mos t’i ndodhë ajo se çfarë i ndodhi me Çakorrin. Po e bënë këtë Kurti me vendosmëri, i vetëm, pa i ndihmuar askush nga liderët e Kosovës, bile më shumë po e dëmtojnë duke duke e sharë, duke e kërcënuar deri në likuidim”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat