Analisti e zbulon shtetin që ka “në dorë” zgjidhjen e raportit mes Kosovës dhe Serbisë – ja çfarë paralajmëron!

Politika

Analisti e zbulon shtetin që ka “në dorë” zgjidhjen e raportit mes Kosovës dhe Serbisë – ja çfarë paralajmëron!

Nga: M.Haziri Më: 10 shtator 2023 Në ora: 00:20
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme.

Këto komente ata i bënë në konferencën Dita e Amerikës e organizuar nga Kongresi i Miqësisë Serbo-Amerikane.

Hill tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se ambasadorët amerikanë janë zëri i SHBA-ve dhe se të njejtit kanë strategji për zgjidhjen e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Hidajet Ahmeti

Ambasadorët amerikanë në shtetet përfaqësuese janë zëri i SHBA-ve. SHBA-të si shtete me traditë demokratike e institucionale, çdoherë veprojnë brenda logjikës strategjike. Kam një bindje se SHBA-të kanë një strategji për zgjidhjen e kontestit në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që nëse plani i SHBA-ve është bazuar në pikëpamje objektive atëherë rezultatet duhet të jenë pozitive për Kosovën.

“Nëse plani i SHBA-ve është bazuar në pikëpamje objektive atëherë rezultatet duhet të jenë pozitive për Kosovën, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht me kufitjë ekzistues.Çdo përpjekje për të devijuar të vërtetën objektive, potencialisht nuk do të prodhoj stabilitet për Kosovën”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat