“Situatë e paqëndrueshme”/ Ish-ambasadori flet për tensionet në veri

Politika

“Situatë e paqëndrueshme”/ Ish-ambasadori flet për tensionet në veri

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2023 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Tash e tre muaj tensionet në veri janë ulur, por që nuk janë shuar tërësisht. Për tensionet në veri, Kosova është sanksionuar nga BE, e cila po i ‘vuan’ edhe sot.

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka folur mbi situatën në Kosovë.

Sa i përket tensioneve në veri që ndodhën gjatë muajit maj, ai thotë se situata është akoma e paqëndrueshme.

Më tej, për gjitë këtë situatë faji i është vënë Kosovës, duke u ndëshkuar madje me masa ekonomike.

“Kemi një situatë tërësisht të paqëndrueshme. Angazhimet disa vjeçare të institucioneve të Kosovës dhe aleatëve të saj në tërësi janë hedhur poshtë nga qeveria aktuale dhe në një mënyrë apo tjetrën ka filluar një proces tjetër i përballjes së shtetit atje.

Kjo mënyrë e re ka sjellë një situatë të re ku Kosova është konfrontuar edhe me aleatët e Kosovës, është tensionuar situata dhe fajësinë për këtë tensionim bashkësia ndërkombëtare e ka vendosë tek Qeveria e Kosovës. Si rezultat i saj Kosovës i janë vënë masa ekonomike dhe të cilat si duket vështirë se do të hiqen për një kohë”, është shprehur Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat