“Franca i ka borxh të madh kombit shqiptar, këto janë faktet”/ Analiza e profesorit: Ja kush e krijoi shtetin serb në veri!

Politika

“Franca i ka borxh të madh kombit shqiptar, këto janë faktet”/ Analiza e profesorit: Ja kush e krijoi shtetin serb në veri!

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Profesori Muhamet Kelmendi ka analizuar situatën në të cilën ndohet Kosova aktualisht dhe qasje e Francës ndaj Kosovës.

Ai ka thënë ka renditur dias fakte duke thënë se historikisht Franca ka qenë antishqiptare.

Madej, sipas tij, Franca edhe i ka borxh shqiptarëve spse nëpër konferenca e kongrese historike ajo ka luftuar për ndajren e shqiptarëve, territoreve shqiptare.

“Franca i ka borxh të madh kombit shqiptar!

Në analizën e bërë lidhur me qëndrimet e Francës ndaj çështjes shqiptare dalin disa fakte shumë domethënëse të qëndrimit tejet antishqiptar të Parisit. Ato janë shumë të rënda dhe çdo herë përball çështjes shqiptare, në favor të shtetit serb, malazez dhe grek.

Fillon kjo me këtë radhë të fakteve:

1. Në mesjetë për 80 vjet ishte Durrësi i pushtuar nga Franca. Lufta ishte e ashpër e durrësakëve kundër Francës. Durrësi u çlirua. Franca humbi shumë ushtarë.

2. Kongresi i Berlinit shënon fillimin e armiqësisë tjetet të Francës ndaj shqiptarëve. Me ndihmën dhe ndikimin e Parisit në vitin 1878 në Berlin iu aneksuan Serbisë viset e Nishit, Leskovcit, Prokupljes, Pirotit etj., përkatësisht tërë Kosova veri-lindore. Krahas kësaj, Franca ishte shteti që e detyroi Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, që edhe Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda, Tivari dhe Ulqini t'i aneksohen Malit të Zi.

Dhe, në realizimin e vendimit të Kongresit, pas dështimit të ushtrisë malazeze për pushtimin e këtyre territoreve, ushtria franceze e rrethon Ulqinin dhe në vitet 1878-1881 e merr më dhunë nën kontroll Ulqinin dhe ia dorëzon Malit të Zi. Për këtë kishte dërguar Parisi disa luftanije dhe rreth 10 mijë ushtarë që i detyruan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të largohen nga Ulqini, Plava dhe Gucia e Tivari dhe, ato vende iu dhanë nga Franca Malit të Zi. Edhe disa vise rrethore të Shqipërisë së Jugut, iu dhanë (aneksuan) Greqisë, ndërsa territore te vilajeti të Kosovës me anën e ushtrisë franceze iu dhanë Serbise dhe Malit të Zi, si rezultat i vendimeve të Kongresit.

3. Në Konferencen e Ambasadorëve të vitit 1912-1914 ishte përsëri Franca që ishte më e ashpra ndaj kombit shqiptar.

Me kërkesën e Francës, të Anglisë dhe të Rusisë, iu shkëputen shtetit shqiptar territoret tjera shqiptare. Shqipëria u nda në gjysmë. Franca kërkoi dhe kërcënoi me forcë që Vilajeti i Kosovës të pushtohet tërësisht nga Serbia.

Kështu u pushtua Kosova, Kosova Lindore dhe viset shqiptare nën Maqedoni, si Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Ohri, Prespa e Manastiri. Ndërsa, Greqisë iu aneksua Janina dhe Çamëria, dy krahina tipike shqiptare. Në vitin 1917 nga Selaniku ushtria franceze marshoi në territoret shqiptare dhe i pushtoi përsëri viset e përmendura, përkatësisht Kosovën duke i vu nën kontrollin ushtarak të shtetin serb, që në vitin 1918 u shndërrua ky shtet në Mbretërinë Serbo-Kroate dhe Sllovene.

4. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 ishte përsëri Parisi, i cili jo vetëm që i la këto vise nën sundimin sllav, po kërkoj që edhe Shqipëria të ndahet midis shteteve greko-sllave në Ballkan. Falë SHBA-së plani frank nuk u realizua.

5. Edhe pas LDB ishte përsëri Franca që mbrojti pushtimin e viseve shqiptare nga shtetet Ballkanike.

6. Në Konferecën mbi ish-Jugosllavinë, të vitit 1992, në Londër, ishte presidenti francez, Fransoa Miterran, i cili e kundërshtoi shtetin e Kosovës. Ky ishte ai që e la përsëri në Konferencë Kosovën nën sundimin serb. Nga konferenca doli çështja shqiptare si çështje inekzistente. Ndërsa, Kosova si vend serb e viset shqiptare nën Maqedoni e nën Malin e Zi iu dhanë atyre shteteve, tamam si dhuratë.

7. Armiqësia e Francës del edhe në vitin 1999. Në këtë vit, Kosova veriore ra nën kontrollin e ushtrisë franceze. Ata e krjiuan shtetin serb në veri dhe i larguan së bashku me serbët shqiptarët nga shtëpitë e veta", deklaron profesori.

Kelmendi, duke e analizuar çështjen, thotë se Franca është shteti që krijojë krijojë Greqinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Malin e Zi, madje edhe Maqedoninë e Veriut mbi territoret shekullore shqiptare.

“Tash po sanksonohet ky shtet edhe me akte juridike ndërkombëtare.

Po kjo politikë u përkrah tash sa vite nga udhëheqja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Madje, Thaçi dhe Mustafa vendosen edhe firmat e tyre në copëtimin e fundit të Kosovës në Bruksel.

I theksova vetëm disa fakte, të cilat tregojnë se si Franca, shteti i lirive dhe të drejtave, ndaj çështjes shqiptare, ishte armiku më i madh. Ajo e ndau dhe e copëtoi kombin tonë dhe e krijojë Greqinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Malin e Zi. Ndërsa, në vitin 1992 edhe Maqedoninë mbi territoret shekullore shqiptare.

Prej shteteve të medha, Franca i ka borxh shumë të madh kombit shqiptar. Natyrisht se nuk përjashtohet as përgjegjësia e Anglisë dhe, sidomos e Moskës, sepse këto ishin së bashku kur e ndan dhe e copëtuan kombin shqiptar.

Në historinë e 200 vjetëve mbetet Franca përgjegjëse kryesore dhe më e ashpra ndaj shqiptarëve.

I takon që këtë përgjegjësi historike ta shndërroj në miqësi dhe mbi Parisin bie barra më e madhe për bashkimin e shqiptarëve në një shtet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat